KMSH organizon simpoziumin “Gruaja në shoqëri”

Panairi “Dora e Gruas” në ndihmë të familjeve në nevojë

Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në kuadër të Javës së Gruas, organizoi sot simpoziumin “Gruaja në shoqëri”, ku u evidentua roli qendror i gruas në çdo aspekt të jetës shoqërore si dhe problematikat që ajo has.

gruaja ne shoqeri (1)

gruaja ne shoqeri (11)Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, nënvizoi se gruaja është një heroinë dhembshurie e për këtë asaj i duhet dhënë vendi që i takon. “Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që për­gatit një komb. Në këndvështrimin Islam ajo është e shenjtë, është ngritësja e folesë familjare dhe qeliza e parë të shoqërisë. Hije­shia, dobësia, delikatesa dhe respekti për të cilin është e de­një gruaja, janë në kundërshtim të plotë me vulgaritetin, materializimin keqtrajtimin ndaj grave që vërejmë në vende e  kultura të ndryshme”, u shpreh z. Aga.

gruaja ne shoqeri (12)Kryetarja e grupit të grave parlamentare në Shqipëri, znj. Mesila Doda, u shpreh se burri dhe gruaja kanë lindur të barabartë në dinjitet, kjo është një e drejtë që e zgjodhi Zoti dhe s’mund ta zhbëjë askush. “Gruaja është bashkim ajo është e aftë të japë një mesazh të fortë sa herë që merr diçka përsipër. E kush mund ta bëjë këtë më mirë se një grua e mbushur me besim. Gratë shqiptare mund të bëjnë atë që nuk ka mundur të bëjë deri më sot politika”, nënvizoi znj. Doda.

gruaja ne shoqeri (2)Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë znj. Fatma Karaj theksoi se lumturia e shoqërisë është familja e lumtur dhe familje do të thotë grua. “Gruaja është themeli i shoqërisë dhe shtylla e familjes. Ajo është lidhësja që i bashkon pjesëtarët e familjes dhe shoqërisë njerëzore. Gruaja është edukatorja jo vetëm e fëmijëve të saj, por e gjithë njerëzisë”, tha ndër të tjera znj. Karaj.

gruaja ne shoqeri (17)Ndërsa Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër, z. Ahmet Edirli, u shpreh se gjithnjë e më shumë gruaja shqiptare  po fiton të drejtat e saj të merituara, por ende mbetet edhe shumë punë, për këtë jemi të gjithë përgjegjës.

Më pas simpoziumi ka vijuar me referatet penalistëve, z. Gëzim Tushi, sociolog, me temën “Pabarazia gjinore, sfidë e madhe për gratë dhe shoqërinë shqiptare”, znj. Gentiana Skura, pedagoge në Universitetin e Tiranës me temën “Gruaja në fokusin e medias shqiptare”, znj. Elsa Xhaja, gazetare, me  “Rolin e gruas në shoqërinë tonë”  si dhe  Ylli Gurra , Myftiu i Tiranës, me temën “Gruaja në Islam”

Ndërkohë të pranishmit kanë treguar interes edhe për panairin “Dora e Gruas”,  i cili ekspozoi punime artistike, veshje, gatime të ndryshme si dhe libra të realizuar nga dora e gruas. Të ardhurat e këtij panairi shitjesh do të shkojnë për familjet në nevojë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe për dy ditë të tjera. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër. Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohet dhe simpoziumi tjetër, “Gruaja në Islam”.

3 Mars 2014

/Drita Islame/

 

gruaja ne shoqeri (8)

 

gruaja ne shoqeri (10)

gruaja ne shoqeri (3) gruaja ne shoqeri (4) gruaja ne shoqeri (5) gruaja ne shoqeri (6) gruaja ne shoqeri (7)      gruaja ne shoqeri (13) gruaja ne shoqeri (14) gruaja ne shoqeri (15) gruaja ne shoqeri (16) gruaja ne shoqeri (9)

You must be logged in to post a comment Login