KMSH organizon programin e hytbeve

IMG_0335Për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe për të parë më nga afër problemet e xhematit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka filluar organizimin e fushatës së mbajtjes së vazeve (ligjëratave) dhe hytbeve nëpër xhami të ndryshme të vendit.

Pas ciklit të bisedave “Frytet e Besimit”, kjo është një tjetër nismë e cila ka si qëllim të përçojë mesazhet dhe vlerat universale islame te besimtarët si dhe të forcojë frymën e unitetit dhe vëllazërisë midis tyre.

Programi i vazeve dhe hytbeve, i cili ka filluar para tre javësh, mbahet çdo të premte, para faljes së namazit të xhumasë, nëpër xhami të ndryshme në Tiranë dhe rrethe. Deri tani programi është zhvilluar në Durrës, Fushë-Krujë, Peqin, Librazhd, në xhamitë e Tiranës si: Paskuqan, Sauk, Xhamia e Medresesë, etj.

Vazet dhe hytbet e deritanishme janë mbajtur nga nënkryetarët, Bujar Spahiu, Ali Zaimi, Kryevaizi, Lauren Luli, drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, si dhe drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri.

Ky program do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

 

image3

ZK1A8240image8  photo 4  ZK1A8309

You must be logged in to post a comment Login