KMSH organizon olimpiadën e lëndëve fetare

Më datë 16.05.2013 në Medresenë e Tiranës u zhvillua olimpiada e lëndëve fetare të organizuar nga  Komunitetit Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Arsimit), ku morën pjesë 154 nxënës nga të gjithë medresetë e vendit.

Olimpiada përfshinte konkurset në lëndën e Kur`anit, Besimit, Fikhut dhe Arabishtes.

Konkursi i Kur`anit u zhvillua në katër kategori, ku nxënësit e Medresesë së Tiranës fituan vendin e parë dhe të tretë në kategorinë e parë, vendin e tretë në kategorinë e dytë, vendin e parë në kategorinë e tretë dhe vendin e dytë në kategorinë e katërt. Përfundimet e konkurseve të lëndëve të tjera pritet të dalin së shpejti.

Olimpiada e lëndëve fetare organizohet çdo fundvit shkollor nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku përherë e më shumë konstatohet një përgatitje e lartë e nxënësve të medreseve.

/Drita Islame/

 

olimpiada fetare 2

olimpiada fetare 1

olimpiada fetare 3

 

You must be logged in to post a comment Login