KMSH organizon Olimpiadën e Lëndëve Fetare

ZK1A0260Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Arsimit), organizoi ditën e djeshme (9 maj 2015) Olimpiadën e Lëndëve Fetare, përkatësisht në Kur’an, Arabisht, Fikh dhe Besim. Olimpiada u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër dhe morën pjesë nxënës nga gjithë Medresetë e Shqipërisë.

Nxënësit u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur nga stafi i medreseve dhe pedagogë të Shkencave Islame në Universitetit Bedër. Të gjithë konkurentët treguan përkushtim  të palodhur drejt rrugës së dijes. Përgaditja dhe performanca e tyre ishte për t’u përgëzuar.

Pas përfundimit të olimpiadës, komisioni i vlerësimit shpalli rezultatet fituese për këndimin përmendësh të Kuranit në tre kategori, një xhuz, dy xhuze dhe tre xhuze, si dhe rezultatet në lëndët e tjera.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, nënkryetari i KMSH-së, z. Ali Zaimi falenderoi nxënësit pjesëmarrës dhe shprehu mirënjohje të thellë për stafin pedagogjik të Medreseve. “Në këtë garë të gjithë janë fitues. Të konkurosh për mirë është një nga këshillat që ne nxjerrim nga Kur’ani Famëlartë. Pjesmarrja e një numri të konsiderushëm nxënësish, tregon punën e palodhshme të stafit të Medreseve”, tha ndër të tjera z. Zaimi.

Pas rezymesë së Olimpjadës nga drejtori i arsimit në KMSH, z. Astrit Zharri, drejtorët e Medreseve, të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për organizimin e aktiviteteve të tilla.

Olimpiada e lëndëve fetare organizohet çdo vit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku përherë e më shumë konstatohet një përgatitje e lartë e nxënësve të Medreseve.

ZK1A0288 ZK1A0448 ZK1A0434 ZK1A0443  ZK1A0466

You must be logged in to post a comment Login