KMSH nis fushatën sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë”

Komuniteti Mysliman ka nisur sot  fushatën e dhurimin të gjakut për fëmijët talasemikë.

Fushata u hap në ambientet e KMSH-së përmes dhurimit nga vetë kryetari H. Skender Bruçaj dhe stafi i tij.

Kjo fushatë do të zgjasë një muaj dhe do të shtrihet në të gjitha xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo ditë të premte.

Kjo nuk është hera e parë që Komuniteti Mysliman ndërmerr iniciativa të tilla për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevoja të shpeshta për transfuzion gjaku.

Talasemia është një ndër sëmundjet më të shpeshta të gjakut, që ka përhapje masive edhe në Shqipëri, duke përfshirë më së shumti fëmijët.

Gjatë fushatës njëmujore (20 prill-20 maj 2017) çdo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e KMSH-së, nëpër xhamitë e Tiranës, si dhe në xhamitë e rretheve.

20 prill 2017

You must be logged in to post a comment Login