KMSH: Ja si do të organizohet falja e Kurban Bajramit 2013

IMG_9443

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masazh mbi mënyrën e organizimit të faljes dhe Kurban Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka përgatitur një plan të detajuar masash organizative për krijimin e kushteve të favorshme dhe lehtësirave për festën e Bajramit e cila si çdo vit do të organizohet në segmentin përpara ish – Hotel Dajtit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ditën e martë dt. 15 Tetor 2013 në orën 07.00 – 07.45

Ky plan vjen në kuadër të organizimit sa më të mirë të festës së Bajramit, në mënyrë që të krijohen kushtet optimale për akomodimin dhe qarkullimin e besimtarëve myslimanë, duke mos cenuar hapësirën publike dhe krijuar lirshmëri në lëvizjen e qytetarëve.

Vendi i faljes është pozicionuar ashtu siç është bërë tashmë traditë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Duke filluar nga ura e Lanës, pranë ish-Hotel Dajtit deri në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Gjithashtu vend falje do të jetë dhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri”, që bashkohet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që do të shërbejë për faljen e grave.

Nga pikëpamja e akomodimit e gjithë sipërfaqja e faljes do të jetë e shtruar me material të përshtatshëm për t’u falur.

Ky plan i organizimit të festës së Kurban Bajramit është prezantuar përpara mediave nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

/Drita Islame/

 

 

 

You must be logged in to post a comment Login