KMSH, ekspozitë në natyrë “Shkenca dhe Besimi”

ekspozita 28 qershor (10)Drejtoria e Kulturës pranë KMSH-së në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ramazanit ka organizuar ditën e sotme me dt. 28 qershor 2013, një ekspozitë në qendër të kryeqytetit, para xhamisë së Et’hem beut.

Në 15 banerat e ekspozuar paraqiteshin lidhjet e shkencës me besimin, duke bërë edhe një herë të ditur se Islami jo vetëm që nuk bie ndesh me shkencën, por edhe e nxit atë në të gjitha fushat e veta.

Banerat e ekspozitës janë sjellë për ekspozim nga një familje nga Meka e Arabisë, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim dhe të cilët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre edhe në vende të tjera, për t’i ekspozuar këto pasazhe, pamje dhe shkrime që lidhin shkencën me Islamin. Banerat e ekspozitës kanë qenë në gjuhën angleze, gjë që ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë, që vizitojnë jo vetëm Tiranën, por edhe xhaminë e Et’hem beut në qendër të saj.

Para kësaj ekspozite në natyrë është ngritur edhe një stand, ku janë shpërndarë materialet e ekspozitës, në formë broshura në gjuhën shqipe, si dhe gjithashtu janë shpërndarë revista “Drita Islame”, kalendarë të ndryshëm, etj.

/Drita Islame/

ekspozita 28 qershor (9)  ekspozita 28 qershor (5) ekspozita 28 qershor (6) ekspozita 28 qershor (8) ekspozita 28 qershor (12)

ekspozita 28 qershor (2)

You must be logged in to post a comment Login