KMSH çel fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, çel sërish fushatën e dhurimin të gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.

Fushata fillon më 20 prill, ditën e enjte në orën 10:00, në ambientet Komunitetit Mysliman dhe më pas do të shtrihet në të gjitha xhamitë e Tiranës, si dhe në qytete të tjera të vendit, çdo të premte.

Gjatë gjithë fushatës njëmujore (20 prill-20 maj) çdo qytetar apo individ, që ka dëshirë të japë kontributin e tij, është i ftuar në ambientet e institucionit të KMSH-së, nëpër xhamitë e Tiranës për të dhuruar gjak, si dhe në xhamitë e rretheve.

You must be logged in to post a comment Login