Kërko falje vazhdimisht dhe me sinqeritet të plotë

Një besimtar shkon te një i ditur dhe i thotë: “Jam keq me çështjen e parave.”
Dijetari i përgjigjet: “Shko dhe bëj istigfar.”
Pas një kohe kthehet dhe thotë: “Vërtet funksionoi. Por kam dhe një hall tjetër. Nuk kam fëmijë.”
Dijetari i jep sërish të njëjtën përgjigje: “Shko dhe bëj istigfar.”
“Si? Prapë istigfar?” – shtoi disi me dyshim pyetësi.
Mirëpo, pas një kohe, pasi Zoti e kishte begatuar me fëmijë, ai vjen sërish te dijetari dhe i thotë: “Vërtet funksionoi, por puna është se për shkak të fëmijës na është ngushtuar çështja e të hollave.”
Por, dijetari, i palëkundur në këshillën e tij, i jep edhe këtë herë të njëjtën përgjigje: “Shko dhe bëj istigfar.”
Allahu thotë në Kur’anin Fisnik: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuajt dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj.” (Nuh, 10-12)

You must be logged in to post a comment Login