Kajro, konferencë ndërkombëtare për promovimin e kulturës së paqes

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare dy ditore të organizuar nga Ministria e Vakëfeve të Egjiptit, në Kajro.

Tema e konferencës ishte: “Roli i liderëve dhe ligjvënësve në promovimin e kulturës së paqes, në përballje me terrorizmin dhe sfidat e tjera”.

Pjesëmarrës në konferencë ishin zyrtarë të lartë shtetërorë, liderë të komuniteteve fetare, si dhe figura të botës akademike e kulturore nga e gjithë bota.

Kryetari i KMSH-së pati rastin që gjatë qëndrimit në Kajro të zhvillojë disa takime me ministrin e Vakëfeve te Egjiptit, Myftiun e Egjiptit, si dhe me liderë të shteteve të tjera që ishin pjesë e konferencës.

Gjatë takimit me Myftiun e Egjiptit, u fol për shkëmbimin e eksperiencave në fushën akademike, për forcimin e marrëdhënieve, si dhe për strategji të reja dypalëshe.

You must be logged in to post a comment Login