Jetmir Hasani, 10 vjeçari që di Kur’anin përmendësh

 

Ai quhet Jetmir. Me origjinë është nga Maqedonia, por jeton në Zvicër. Kur’anin e ka mësuar për 363 ditë. Provimin për mbrojtjen e tij e ka bërë për dy ditë. Atij i janë bërë 900 pyetje, përgjigjet e të cilave kanë rezultuar pa asnjë gabim. Për këtë përgatitje të shkëlqyer të tij ka merituar vlerësimin “Hafiz Kur’ani”.

Jetmir Hasani 0057

Meqënëse Allahu ju ka begatuar që në moshën 10 vjeçare, duke e përvetësuar përmendësh Kur’anin, dua të dimë paksa për ju, se në krahasim me shokët e moshës i jeni përkushtuar tërësisht me zemër qëllimit “Për Allahun, në Kur’an”. Si ju lindi ideja? A ju shtyu dikush apo ishte thjesht një dëshirë personale?

Ideja nuk ishte e imja, por e gjyshit tim të ndjerë (Allahu e shpërbleftë me xhenet!). Ai më shtyu që t’i kushtohem memorizimit të Kur’anit Fisnik. Megjithatë ai thoshte që kjo punë të bëhej kur të kisha të rritesha edhe pak.

Shumë psikologë shprehen të shqetësuar për faktin se fëmijët e sotëm e kalojnë kohën me orë të tëra përpara kompjuterit, duke u zbavitur me lojëra të ndryshme, por edhe të dëmshme. Ky është faktor negativ që pengon zhvillimin e tyre normal. Po ju, ku e gjenit kohën për mësimin e Kur’anit dhe për sa kohë angazhoheshit (merreshit me të)?

Nuk kam pasur një kohë të caktuar apo një orar fiks. Kam mësuar kur më është kujtuar Kur’ani. Tani së fundi, kur dilja nga shkolla në orën 6 (pasdite), shkoja direkt te shtëpia e hoxhës.

Si quhet hoxha?

Hoxha quhet Islam Asllani, nga fshati Sabrov. Mësoja me të për një kohë të gjatë. Në shumë raste edhe flija në shtëpinë e tij.

Jetmir Hasani 0056

Tashmë që keni bërë realitet dëshirën e gjyshit dhe qëllimin tuaj me vlerësimin e lartë të hifzit që në moshë të vogël, çfarë i keni shprehur Allahut në shenjë respekti të dhe mirënjohje të kësaj merite, të kësaj gjurme mirësie?

Ndiej një kënaqësi të veçantë, sepse këtë dëshirë e kam pasur që i vogël, mirëpo ishin të shumta arsyet pse nuk e arrita më parë, dhe ju e kuptoni fare mirë. Tani që ia arrita, falënderoj Zotin që m’i pranoi lutjet dhe më ndihmoi për realizimin e këtij qëllimi.

Vërtet Zoti të ka nderuar me titullin Hafiz Kur’ani. Përfitoj nga ky rast që edhe unë me emocion dhe sinqeritet të  falënderoj Zotin që më dha mundësinë të realizoj në këtë mënyrë arsyetimin e njohjes dhe të evidentimit të gjurmëve të Tij tek robi i Tij, pikërisht tek një djalosh 10 vjeçar shqiptar  Hafiz Kur’ani.

Intervistoi: Lindita Lamaj

/Drita Islame/

 

 

You must be logged in to post a comment Login