Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut

Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut i dha  mundësinë klasave të10-ta, të provonin aftësitë e tyre në një konkurs në lidhje me kompjuterat, ku pati një nivel të lartë përgatitor të nxënësve dhe me një konkurrencë shume të fortë.

Vetëm pas 15 pyetjeve të konsumuara gjatë konkursit u arrit të mësohej fituesi i tij. Ishte klasa e 10/A e cila me një numër të madh pikesh arriti të marrë fitoren.

Gjatë programit u shfaqen për nxënësit e dhe video të ndryshme në lidhje me krijimin e teknologjisë dhe teknologjinë që ka ardhur deri në ditët e sotme. Videot u ndoqën me interes të madh nga nxënësit e pranishëm të cilëve ju përcoll një mesazh i rëndësishëm në lidhje me teknologjinë dhe përdorimin e saj.

Në fillim të programit u bë edhe një demonstrim se si të formatohet një kompjuter me programin ‘’WINDOWS 7’’. Nxënësit morën idenë kryesore me anë të shembullit të paraqitur me video projektor.

Një risi tjetër e programit të organizuar ishte edhe konkursi për foton më të bukur të modifikuar me photoshop. Krijimet dhe prurjet e nxënësve ishin nga me kreativet dhe interesantet.

Fotot u paraqiten përpara të gjithëve dhe juria e përberë nga 5 mësues me anë të gjykimit dhe votimit personal shpallën edhe fotografinë fituese.

Skuadrës fituese dhe nxënësit me foton e modifikuar më të mirë ju dhanë dhurata simbolike si shprehje e mirënjohjes për përkushtimin dhe nivelin e paraqitur në konkurs

/Blerand Ismaili / Drita Islame/

2 Responses to Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut

  1. silva 25/01/2012 at 10:39

    po ju jeni the best more

  2. Chandan 05/02/2012 at 01:21

    sa me shume aovcnahet ne marketing , sa me shume rritet konkurenca aq me shume do kerkohen menyra te reja per te terhequr vemendjen. Keto menyra jane krejt te ligjshme dhe te bukura

You must be logged in to post a comment Login