Ja si ta shfrytëzoni kohën me fëmijët tuaj

famijla

Ja si ta shfrytëzoni kohën me fëmijët tuaj

Me mbylljen e shkollave fëmijët dhe familjet e tyre i pret një periudhë e gjatë pushimi.

Sigurisht që prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për vlerësimin sa më pozitiv të pushimeve, shfrytëzimin sa më produktiv të tyre.

Psikologët pohojnë se koha e bukur e kaluar me fëmijët shndërrohet në kujtime të bukura të ngulitura në memorie. Gjatë pushimeve nuk është e nevojshme të ushtroni presion mbi fëmijët për përmbushjen e detyrave apo të lihen pas dore duke kaluar kohën kot por të shfrytëzohet koha duke luajtur, folur e zbavitur me fëmijët.

Ngulitja e kujtimeve të bukura në mendjen e fëmijës e bën atë të lumtur dhe janë pikërisht këto kujtime të bukura të cilat e lidhin më fort me jetën. Nuk është e rëndësishme koha apo orët e gjata të kaluara me fëmijët por cilësia e kohës së kaluar me të.

Njiheni fëmijën tuaj, luani lojëra me te dhe hyni në botën e tij, vëzhgojeni atë. Tregohuni të sinqertë kur jeni bashkë, informojeni atë rreth gjërave që ndodhin përreth.

Ja disa këshilla për prindërit dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më të mirë të tyre.

– Lexoni libra bashkë, pyeteni në lidhje me librin e lexuar
– Rregullojeni dhomën bashkë
– Shikoni film bashkë. Diskutoni rreth skenave te caktuara të një filmi
– Gatuani së bashku
– Krijoni histori së bashku
– Luani futboll
– Bëni vizatime
– Bëni një çadër apo kala me një çarçaf të hedhur mbi karrige apo kala me kuti
– Bëni ecje
– Shkoni në lunapark

/Start/A. K/

 

You must be logged in to post a comment Login