Ja pse fëmijët qeshin

4851929570_a97aae37e7_oLumturi? Ëmbëlsi? Fëmijët buzëqeshin për të bërë për të qeshur prindërit.

Në revistën shkencore “Plos One”, një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë atë që pjesa më e madhe e prindërve e dyshonte.

Kur fëmijët qeshin e bëjnë me një objektiv, të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur pikërisht mimika dhe veprime të këndshme. Studiuesit e Universitetit të San Diego-s (SHBA), programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët.

Më saktësisht u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh. U vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin, duke qeshur sa më pak vetë.

Studiuesit nënvizojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

You must be logged in to post a comment Login