Itali, konferencë “Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë”

Albania_Conferenza_convivenza interreligiosa_22

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare në Shqipëri tashmë është një vlerë jo vetëm për popullin tonë, por edhe një shembull pozitiv edhe për botën.
“Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë” ishte edhe tema e konferencës zhvilluar në Pallatin e Medias (Circolo della stampa), ditën e enjte, me dt. 2 korrik 2015 në Milano të Italisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare në Shqipëri.
Konferenca është organizuar nga “Dialog Milano” dhe e mbështetur nga disa institucione të tjera, të cilët kanë organizuar këtë takim ndërfetar në kuadër të një prej ekspozitave më të mëdha në botë, EXPO 2015, e cila zhvillohet në Milano.
Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka mbajtur një kumtesë drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar Dr. Genti Kruja. Në temën e tij “Një vështrimin Islam dhe historiko-sociologjik mbi harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, Dr. Kruja fillimisht ka trajtuar aspektin Islam të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, bazuar në Kur’an dhe Traditën Profetike dhe më pas në pjesën e dytë të kumtesës është trajtuar harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare ndër shqiptarë, si një tipar i veçantë etno-kulturor i popullit tonë.
Kumtesa kanë mbajtur gjithashtu edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në vednin tonë, të cilët kanë folur për vlerat e harmonisë ndërfetare te shqiptarët.
Konferenca e moderuar nga z. Alberto Quattrucci, është përshëndetur edhe nga konsullja e Konsullatës Shqiptare në Milano.

Albania_Conferenza_convivenza interreligiosa_30 Albania_Conferenza_convivenza interreligiosa_33

You must be logged in to post a comment Login