Inaugurohet xhamia e re në fshatin Domën

Paraditen e së shtunës, më 15 nëntor 2014, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Domën, komuna Postribë. 

Myftiu i Shkodës, Muhamed Sytari, e vlerësoi këtë ditë si një ditë bajrami për zemrat e besimtarëve domnorë, që me shumë durim e kanë pritur këtë ditë për të gëzuar xhaminë e re. Ai tha se në prag të përkujtimit të 24 vjetorit të rihapjes së xhamisë parë pas viteve të errëta të komunizmit, inaugurimi i kësaj xhamie vjen në kohën e duhur.

Ndërsa Kryetari i Komunës Postribë, Faz Shabaj, shprehu mirënjohjen e tij për Myftininë Shkodër dhe Fondacionin “Mirësia”, për realizimin e këtij projekti të dobishëm për fshatin.

Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, Korab Kaja, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, falënderoi donatorin saudit, për të cilin tha se edhe pse nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë, ka kontribuar që të ngrihet ky objekt kulti në këtë tokë, me qëllim ndihmën dhe solidaritetin me besimtarët e këtij vend.

inaugurimi-Domen (2)

inaugurimi-Domen (1)  inaugurimi-Domen (16)

You must be logged in to post a comment Login