Inaugurohet “Xhamia e dy vajzave” në Shkodër

Është inauguruar të premten (12 dhjetor 2014), xhamia më e re në qytetin e Shkodrës, e quajtur “Xhamia e Dy Vajzave (Sara & Shehd)”.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet, uroi që kjo xhami të jetë një vatër besimi dhe dije për lagjen dhe për mbarë qytetin e Shkodrës. Ai uroi besimtarët edhe në emër të Kryetarit, z. Skender Bruçaj, duke shprehur njëkohësisht edhe vlerësimin që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka dhënë ripërtëritjes së infrastrukturës fetare në vend, pas viteve ’90.

Ceremonia u përshëndet edhe nga Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli, Drejtori i AIITC, Ramiz Zekaj si dhe Ahmed Al-Shaye, përfaqësues i familjeve donatore nga Kuvajti.

Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, të pranishmit morën pjesë në faljen e xhumasë së parë në këtë xhaminë e re.

Gjithashtu të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së Komunitetit Mysliman, Drejtori i Kulturës, Genti Kruja, Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame Hamdi Çurri, myftinjtë Ylli Gurra dhe Edmir Smajlaj, drejtues të shoqatave të ndryshme bamirëse, intelektualë e besimtarë të shumtë.

Dy vajzat Sara dhe Shehd, emrin e të cilave mban kjo xhami, humbën jetën para rreth dy vitesh, në një aksident të dhimbshëm. Për këtë arsye edhe babai i Shehd, Ahmed Al-Shaye, vendosi të ndërtojë një vepër bamirësie.

ZK1A0281

ZK1A0174

ZK1A0142
ZK1A0097   ZK1A0183 ZK1A0204 ZK1A0044 ZK1A0369

You must be logged in to post a comment Login