Myftinia e Tiranës shtron iftarin tradicional

10404923_735430049850886_8488620759053211302_nMyftinia Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi më 25 korrik 2014, një iftar ku morën pjesë figura të shquara të jetës fetare, politike e shoqërore, si dhe besimtarë të shumtë të kryeqytetit.

Në këtë iftar nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryetari i nderit i KMSH-së, H. Selim Muça, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, etj.

Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra falënderoi të ftuarit për përgjigjen e ftesës dhe vlerësoi institucionin dhe kuadrot e tij për kontributin e tyre në gjallërimin e jetës fetare gjatë Ramazanit përmes aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme të zhvilluara gjatë kësaj periudhe.

Myftiu Gurra theksoi më tej se ngrënia e iftarit bashkërisht shërben për të forcuar vëllazërinë dhe për të na kujtuar përgjegjësinë që kemi ndaj njëri-tjetrit. Ai kërkoi nga pjesëmarrësit që t’i shfrytëzojnë këto ditë të mbetura të Ramazanit për t’i shtuar të mirat nëpërmjet adhurimeve të shumta, por edhe akteve të bamirësisë për nevojtarët dhe njerëzit pa përkrahje, për të treguar se myslimanët janë në vijën e parë kur bëhet fjalë për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme.

 

You must be logged in to post a comment Login