Holanda ndalon ritualin e therjes së kurbanit

Me gjithë protestat e ashpra të komunitetit hebraik dhe mysliman, parlamenti holandez miratoi ndalimin e ritualit të therjes së kafshëve.

Shumica e 150 deputetëve holandezë mbështetën projektligjin e dy parlamentarëve “Të Partisë pro Kafshëve”, që kishin kërkuar anestezi lokale për të gjitha kafshët para therjes.

Therja lejohet si në islam, ashtu edhe tek feja hebrenje. Sipas këtij rituali, pulat, delet apo gjedhi theren me një prerje të vetme tek qafa, me një thikë të mprehtë.

Pas kësaj ato lihen të humbasin gjakun.

Për shkak të protestave të ashpra, deputetët e lejuan ritualin vetëm në raste të posaçme.

Në Gjermani ky ritual është i ndaluar me ligj, por për shkak të lirisë së ushtrimit të besimit fetar, është lejuar nën kushte të ashpra nga Gjykata e Lartë./express/

 

You must be logged in to post a comment Login