Haxhinjtë shqiptar nisen për në Arafat

Pas kalimit të natës së tetë në mina, të gjithë haxhinjtë nga Shqipëria janë drejtuar për në Arafat, bazuar në thënien e profetit haxhi është arafat.

Pas faljes së namazit të drekës dhe ikindisë,  haxhinjtë kanë dëgjuar predikimin e kësaj dite të shënuar. Në fjalën e tij nënkryetari  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu falënderoi zotin për mirësitë e tij të panumërta.

Sipas tij , në këto ditë dhe në këto vende adhurimet marrin të tjera vlera. Ai u kujtoi haxhinjve se këto ditë lidhen me tre ngjarje të rëndësishme si: haxhi, kurbani dhe përfundimi i shpalljes së kuranit.

“Le t’i lutemi zotit nga ky vend i bekuar për të mirën e myslimanëve, shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit! Zoti na faltë na mëshiroftë e na i pranoftë të gjitha adhurimet”, përfundoi fjalën e tij z. Spahiu.

308 haxhinjtë shqiptarë ndodhen prej tetë ditësh në qytetin e shenjtë të Mekës, në shoqërinë e miliona besimtarëve myslimanë nga mbarë bota. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Në çdo moment ata kanë pranë kujdesin e dy mjekëve specialistë dhe të stafit të shërbimit.

/Drita Islame – Haxhi Lika nga Arafat Meke /

You must be logged in to post a comment Login