Harvard, ajet Kur’ani në hyrje të Fakultetit të Drejtësisë

harvard_universityUniversiteti i Harvardit, ka vendosur një pasazh të Kuranit në hyrjen kryesore të fakultetit të drejtësisë.

Verseti 135 i sures Nisa, i vendosur reklamuar tek hyrja kryesore e fakultetit të drejtësisë të universitetit Harvard në SHBA,  është parë më i përshtatshmi, pasi është konsideruar si një nga shprehjet më madhështore të drejtësisë në botë dhe në histori.

Verseti për të cilin bëhet fjalë është: “O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nisa, 137)

 

 

You must be logged in to post a comment Login