Hapet ekspozita më e madhe në botë e veprave turko-islame

AW000626

Hapet ekspozita më e madhe në botë e veprave turko-islame në Stamboll. Ekspozita quhet “Ashk-i Nebi” dhe “Zikir Taneleri”, ku zënë vend tablo kaligrafie dhe tespihe të veçanta.

“Këto lloj ekspozitash mundësojnë pasurimin e ndryshimit dhe transformimit në Turqi”, u shpreh kryeministri turk gjatë hapjes së ekspozitës.

Në ekspozitë janë vendosur 300 tespihe të punuara nga materiale të ndryshme dhe 200 bukurshkrime.

Ekspozita “Ashk-i Nebi” dhe “Zikir Taneleri” e Mehmet Çebiut, një nga koleksionistët më të rëndësishëm të kaligrafisë moderne të Turqisë, vlerësohet si unike nga të gjitha aspektet.

Hapja e ekspozitës më të madhe në botë për tablotë e bukurshkrimit dhe tespihe, e cila pret vizitorë në ambientet e Qendrës së Kongreseve Lytfi Kërdar të Stambollit, u realizua nga Kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Koleksioni i kaligrafisë në këtë ekspozitë formohet nga vepra, që shpjegojnë cilësitë fizike, njerëzore, morale dhe sjelljen e Profetit Muhamed.

Punimet e bukurshkrimit, që ndryshe njihen edhe si “Hilje-i Sherif” apo “Hilje-i Nebevi”, përbëhen nga vepra klasike dhe moderne.

Ndërsa në koleksionin e tespiheve zënë vend vepra shumë të vyera nga periudha osmane, të punuara nga materiale si qelibari, korali dhe fildishi.

Krahas veprave të rralla dhe të jashtëzakonshme të mjeshtërve të famshëm turko-islamë, në ekspozitë zënë vend edhe tespihe të punuara nga artistë ndërkombëtarë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 4 shkurt.

(trt)

 

ekspozita islame stamboll  (2) AW000626 ekspozita islame stamboll  (4)

You must be logged in to post a comment Login