Hana e Ramazanit
Nga Qielli sipër, nga vendi m’i naltë,
Po zbret një hije e shenjt mbi dhe,
Si Vera q’i ngjallë lulet mbi baltë,
Shpresa shpëtimi po derdh për ne.
Po i çelin rrugn Hyjt e dashur,
Toka po i thotë mir se po vien;
Ajo ndër vedi mëshir tue pasur,
Ç’ka jan’ të gjitha po i merr në prehni…
Po vjen tue fituee dritën e vetë,
Hana e Ramazanit në kët mënyrë,
“Ezani” e ftonë mbi minaret,
Zembrat për të bahen Pasqyrë…
Zembrat e mjera qi kanë mëkatë,
Tue lutun zotin ndjesë kërkojnë,
Me agjënimin ç’do dit’ e natë…
Për ty o Dritë do t’o ligjrojnë…
Jo, vetëm të gjallët; dru edhe gurë…
Ty po të presin me mallëgjimë,
Dhe shpirtrat e pastër qi s’edesin kurr!
Të cilët ikin me psherëtim.
Të cilët q’e lanë kët Jet’ të rremë,
Tue bashkuë në përjetësië!
Qi thamë: atije ku ishim vëmë:
Ndër paq’ hyjnore n’atë qetësië!…
Ti je nji dritë qi derdh lumënië,
Për gjithë qaren ndër muslimanë,
Por mos harro, se në kët Shqipnië,
Djmët e tu të dun si Nanë.
Derdhe o Dritë atë begati,
Qi t’a fali Zoti për mirësië;
Neve të bindur na ke gadi,
Qi të vish ç’do Viti me mbarësië…
Ferit Vokopola, 1927
(Revista Drita Islame, Korrik 2012)




















