Globi më antik në botë

globe21376687401Ky është globi më antik që është zbuluar ndonjëherë, ku mund të shihet ‘konfigurimi i vjetër’ i botës. Ai i përket vitit 1504 dhe sipas të gjitha gjasave u krijua në mënyrë artizanale në Firenze, duke përdorur dy pjesët e një veze struci.

Ai tregon detajet ende të vagullta dhe të papërcaktuara mirë kufijtë e Amerikave, ashtu siç i kishin përshkruar Christofor Columbi dhe Amerigo Vespucci.

Globi është i zbukuruar edhe me skica detare, gjurmë që tregojnë rrymat e oqeaneve dhe madje edhe pozicionin e një anijeje të fundosur.

Poseduesi i këtij globi, i cili ka mbetur anonim, vendosi ta dorëzonte atë në vitin 2012 në ‘London Map Fair’, që i lejoi studiuesit belg J. Missinne ta studionte atë imtësisht.

“Kur e pashë për herë të parë këtë glob nuk arrija t’u besoja syve dhe fillimisht isha shumë skeptik lidhur me autenticitetin e objektit”, thotë studiuesi.

Por pastaj, duke përdorur metodat më të specializuara shkencore në një hulumtim që zgjati 1 vit, ai arriti të vërtetonte autenticitetin e globit, i cili daton në vitin 1504 dhe me shumë gjasa është marrë si model për të krijuar atë që deri më sot njihej si globi më i vjetër në botë, i cili daton në vitin 1510 dhe ndodhet në ‘New York Public Library’.

Globi përmban 71 emra. Amerika e Veriut, që përfaqësohet aty nga një grup ishujsh të shpërndarë, nuk ka emërtime në emra, por mbi të ka vetëm një shënim: “Hic sunt dracones” (Lat.) që do të thotë: ”Këtu ka dragonj”.

Tre emrat e vetëm që gjenden në Amerikën meridionale janë: Mondus Novus, Terra de Brazil e Terra Sanctae Crucis.

 /Revista Drita Islame, Shtator 2013/

You must be logged in to post a comment Login