Gjermani, kreu i KMSH-së merr pjesë në konferencën ”Përgjegjësia e feve për paqen”

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj mori pjesë në konferencën ”Përgjegjësia e feve për paqen”, i ftuar nga ministri i Jashtëm të Gjermanisë, z. Sigmar Gabriel.

Kryetari Bruçaj në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e përhapjes së paqes dhe iu uroi suksese studiuesve dhe akademikëve në punimet e konferencës.

Ai gjithashtu u bashkua thirrjes së personaliteteve fetare, akademike, politike e shoqërore, pjesëmarrëse në konferencë, për të punuar së bashku në ndërtimin e urave të dashurisë, tolerancës, mirëkuptimit dhe të paqes.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 53 vende të ndryshme të botës.

You must be logged in to post a comment Login