Futbollisti gjerman: Islami më jep shpresë dhe forcë

“Feja Islame është sikur një top, sa më shumë që e shtyn drejt toke, ai aq më shumë ngrihet drejt qiellit. Sa më shumë që po luftohet feja Islame, kjo vetëm se po shkon duke u rritur dhe forcuar çdo ditë e më tepër. Falënderimi i takon Zotit të Botërave, i Cili e përsos dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë këtë.”

Mediat gjermane kanë publikuar vendimin e futbollistit gjerman, Danny Blum që ka vendosur të kthehet në fenë myslimane nga ajo katolike. Futbollisti i Nurnberg ka publikuar foto nga falja e namazit në xhami, ku më pas është rrëfyer për vendimin e tij.

“Islami më jep shpresë dhe forcë. Për mua kjo fe është qetësi shpirtërore. Jeta ime ka qenë e shthurur, me shumë probleme, por tani jam ndryshe. I jam përgjigjur shumë fesë, tani nuk përdor alkool, por i përmbahem rregullave njerëzore që më sjell feja myslimane.

Pata filluar të lexoi për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam më i lumturi për vendimin që kam marrë.

Islami është feja më paqësore që mund të jetë, nuk duhet ti ngatërroni me disa veprime që nuk janë në rregullat e Islamit” ka thënë ish reprezentuesi i Gjermanisë për grupmoshat U21.

10940411_10155161019785444_8860827488601708092_n

10425885_10155161020100444_3794694754264246327_n  10953210_10155161020345444_590407375910735535_n fft16_mf3300857

You must be logged in to post a comment Login