Fiku dhe ulliri, ushqim dhe ilaç

Allahu i Lartësuar betohet në fikun dhe ullirin në suren Tijn (Kaptinën e Fikut): “Betohem për fikun dhe ullirin, që kanë begati të mëdha e dobi të shumta! Betohem për malin në të cilin Allahu i foli Musait! Betohem për qytetin e shenjtë të Mekës, shenjtërinë e së cilës e dëshmon çdo vizitor dhe kush hyn në të është i sigurt. Me të vërtetë njeriun e kemi krijuar në formën më të përsosur dhe e kemi pajisur me cilësitë më të bukura”. (Tijn, 1-4)

Ndërsa në ajetin vijues thotë: “Për të mirën tuaj kemi krijuar edhe drurin e ullirit, i cili mbin në krahinën e Turi Sinait (mali i bukur). Në frytet e kësaj peme ka vaj, prej të cilit nxirrni përfitime dhe e përdorni për të ngrënë!” (Mu’minunë, 20)

Ebu Dherri transmeton se i ka dhuruar Profetit (a.s.) një kosh me fiq ndërkohë ai i ka thënë: “Hani” pasi hëngra, tha: “Sikur të thoja se një frut ka zbritur nga xhenneti (parajsa), do të thoja ky është.. Sepse fruti i parajsës është pa bërthamë, (farëra)”.

Ibn Abbasi lidhur me kuptimin e fikut dhe të ullirit sqaron: “Ai është fiku juaj të cilin e hani dhe ulliri juaj prej të cilit nxirrni vajin”.

Gjatë leximit të sures Tijn ajo që të shkon nëpër mend është: Pse Allahu i Lartësuar është betuar në këto dy pemë? Cila është lidhja ndërmjet fikut të ëmbël në shije dhe ullirit, i cili nuk është i tillë? Përpjekja për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje është besimi i thellë se çdo gjë që thotë Allahu është e vërtetë, e drejtë e qëndrueshme dhe patjetër që ka prapa një arsye të fortë përderisa Allahu i Lartësuar është betuar në to.

Fiku dhe dobitë e tij mjekësore

Faraonët e kanë përdorur fikun në trajtimin e shumë sëmundjeve. Fiku përmendet në Berdijen Ijbrez 17 herë ku shpjegohet se është përdorur si zbutës për stomakun e shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve të barkut e stomakut dhe shërimin e mëlçisë. Gjithashtu fiku ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare Belharisës e shumë sëmundjeve të tjera.

Ebu Bekër er-Razi ka thënë: ‘Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, shmang ndikimin e tij të keq, gjë e cila shpie në shfaqjen e sëmundjes së lisë, parandalimin e rrahjeve të zemrës, temperaturës.

Ibn Sina ka thënë: “Fiku është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato gjidhënëse, me të fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës … gjethet e tij janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes (lëkure) si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet e heqjes së barkut, dizanterisë dhe pastrimit të veshkave.

Ibn el-Bejtar ka thënë: “Lëngu i fikut është i ëmbël dhe i shëndetshëm. Gatimi i tij është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumorët në mushkëri.

Dobitë mjekësore të fikut

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.

Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

Përdorimi i brendshëm

Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

Përdorimi i jashtëm

Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.

Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Dobitë e ullirit

Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure.

Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim. Zoti i Lartësuar u betua në fikun e ullirin në suren Mu’minunë: “Si dhe pemën që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë atyre që e hanë” (Mu’minunë 20) dhe thotë: “As lindor as perëndimor ndërsa vaji i saj shkëlqen” (Nur 35).

Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Hani vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai vjen nga një pemë e bekuar” Transmeton Ibn El-Xheurij.

Për më tepër vaji është përdorur në mjekësinë arabe islame si purgative e antitoksik për shumë helme kaustike dhe një ndër elementet kryesore në shumë melheme e pomade mjekësore.

Ibn el-Bejtar ka thënë: Gjethja e ullirit ndalon që të shkojë milingona e ta hajë atë dhe n.q.s. gatuhet me lëngun e rrushit të papjekur deri sa të bëhet pak a shumë si mjalti vlen për të gjitha inflamacionet e gojës.

Daud el-Antaki ka thënë: “Gjethet e ullinjve të njoma nëse grihen e bëhen pastë me një lëng është më mirë se zinku për syrin. Nëse gjethja përtypet, shmang përkeqësimin e mishit të dhëmbëve dhe tumoret e grykës, nëse grihet e fashohet me të së bashku me lëngun që del nga grirja, parandalon sëmundjen e antraksit, inflamacionet, tumoret e ndërpret gjakderdhjen. Ndërsa kremi i vajit të ullirit shkëlqen lëkurën, parandalon rënien e flokëve, qetëson dhimbjen e kyçeve, shiatikun, rruazat e shtyllës kurrizore.

Fakte shkencore

Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë.

Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave.

Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut. Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.

Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi  të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin. Kjo pasi është vërtetuar se vaji i ullirit është më i dobishëm sesa dhjami për shëndetin dhe më i lirë materialisht.

Përdorimi i brendshëm

  • Për shërimin e kapsllëkut, përzënien e ithtësirave, aktivizimin e lirimin nga verdhëza (dembelizmi i mëlçisë) rekomandohet 1 lugë vaji ulliri çdo mëngjes esëll.
  • Për dhimbjet stomakut, dietat, gargarinën, përdoren gjethet e ullirit të ziera, mesatarisht një gotë.
  • Rritja e përqindjes së yndyrave në gjak, përdoret vaji i ullirit në ushqim në vend të dhjamërave e vajrave të tjerë në mëngjes esëll.

Përdorimi i jashtëm

  • Shmang tumoret, bajamet dhe majasëllin. Përdoren tre kokrra ullinj pasi t’i kemi hequr bërthamat, më pas bluhen e vendosen aty ku duhet me napë.
  • Kundra lëkurës së ashpër, dobësimit të flokëve përdoret vaji si krem me masazh.
  • Në rastet e dobësimit të mishit të dhëmbëve e rrufës përdorim gjethet e ziera të ullirit në formë gargareje (përtypjeje) 3 herë në ditë.

Fiku dhe ulliri, ushqim dhe ilaç

Fiku dhe ulliri së bashku përmbajnë sheqerëra, proteina, yndyra, vitamina, kripëra dhe aminoacide bazë. Ato e pajisin trupin e njeriut me të gjitha vitaminat ushqyese kalorike e energjike dhe e mbrojnë atë nga sëmundjet. Është ky një nga sekretet e madhështisë së krijuesit të Lavdëruar e Lartësuar e mirësia e Tij mbi njerëzimin.

 Fatbardh Danja/ Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login