FIFA lejon mbajtjen e shamisë në fushën e futbollit

futbollistet me shami

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ka lejuar lojtaret femra të mbajnë shaminë e kokës gjatë ndeshjeve të futbollit, vendim i cili erdhi si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga ana e shteteve islame.

Kushti që federata ka vendosur për femrat që mbajnë shami, është që ngjyra të jetë e njëjta me kostumin sportiv të skuadrës përfaqësuese. Ky vendim do të aplikohet tek të gjithë federatat në mbarë botën. Zhvillimi i kampionatit botëror për femra nën moshën 17 vjeç në Jordani, ishte faktori vendimtar për marrjen e këtij vendimi.

Vendimi u mor vetëm pasi zhvillimi i lojës me shami në kokë u eksperimentua për dy vite dhe u pa që shamia nuk i pengonte aspak futbollistet femra.

You must be logged in to post a comment Login