Festa e Kuranit në Berat

Dhjetëra të rinj të Beratit kanë marrë certifikatë nderi për mësimin e leximit të Kuranit.

medreseja e beratit festa e kuranit (5)

Medreseja e Beratit organizoi, paraditen e së Shtunës, (21 Dhjetor 2013),  një program festiv për Kuranin Famëlartë, ku nxënësve të klasave të dhjeta u janë shpërndarë certifikatat për mësimin e leximit e Kuranit. 

medreseja e beratit festa e kuranit (1)Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi në fjalën e tij se, libri i Kuranit është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore i lindur në horizontin e njeriut, duke zbritur nga lartësia e lartësive në masën e vlerës së njeriut dhe duke marrë parasysh unitetin trup-mendje-shpirt të tij!
Gjithashtu ai falënderoi drejtorin e Medresesë së Beratit për organizimin e një programi të tillë dhe u uroi nxënësve suksese të mëtejshme, në mësimin dhe përhapjen e mesazhit dhe fjalës së Kuranit.

“Nxënësit e parë, të gatuar me atmosferën e Kuranit, arritën një përsosmëri të tillë saqë u kthyen në burim frymëzimin për të gjithë brezat. Duke patur parasysh vlerat e pashtershme të leximit dhe të vepruarit sipas Kuranit, ne duhet të vlerësojmë këta të rinj të medresesë së Beratit që sot kanë mësuar ta lexojnë në gjuhën e zbritur Librin e Allahut. Ju urojmë suksese atyre mësuesve të tyre të palodhur dhe lutemi që ky libër të jetë udhërrëfyesi i të gjithëve ne, në këtë jetë dhe tjetrën”, u shpreh z. Zaimi.

Gjatë programit u shpjegua rëndësia e Librit i cili ka zbritur si udhëzim për mbarë njerëzimin, u kënduan pjesë prej tij nga nxënësit e rinj, të cilët kanë mësuar për herë të parë leximin e tij në gjuhën në të cilën ai ka zbritur, atë arabe.

Në fund të programit të gjithë nxënësit e klasës së 10-të morën certifikatat dhe librat e Kuranit, si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për suksesin e tyre.

Në këtë program ishin të pranishëm, Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, Nëndrejtori i përgjithshëm i Fondacionit Sema z. Huseyin Yilmaz, Sekretari i Rektorit të Universitetit Bedër z. Nuh Tokçelik, Myftiu i Beratit z. Murat Duro, Sekretari përgjithshëm i prefekturës të Qarkut Berat z. Çlirim Brisku, përfaqësues të Bashkisë Berat, imamët e xhamive, prindër të nxënësve dhe besimtarë të qytetit të Beratit.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e  pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” dhe ishte konceptuar në formatin e një feste, pasi zbritja e vetë këtij Libri, përmes Profetit Muhamed a.s, përbën një  festë për mbarë myslimanët.

/Drita Islame/

 medreseja e beratit festa e kuranit (8)

medreseja e beratit festa e kuranit (3)  medreseja e beratit festa e kuranit (6)

You must be logged in to post a comment Login