Fëmijët që nuk shohin TV rriten më të shëndetshëm

???????????????Fëmijët që kalojnë më pak kohë përpara televizorit apo kompjuterit flenë më shumë gjumë, janë më elegantë, më të mirë në shkollë dhe më të sjellshëm. Të paktën kështu rezulton në një studim i fundit të realizuar në SHBA.

Hulumtuesit dolën në përfundimin se fëmijët të cilët jetojnë nën kontrollin e vazhdueshëm të prindërve sa i përket kohës që kalojnë përpara televizorit apo duke luajtur videolojëra, janë më të shëndetshëm. Në këtë studim u morën nën vëzhgim më shumë se 1300 fëmijë të shkollës fillore në Lowa dhe Minnesota.

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë se një kontroll i kujdesshëm nga ana e prindërve ul kohëzgjatjen para ekranit dhe rrit orët e gjumit, sjell rezultate më të mira në shkollë dhe një sjellje më pak agresive. Kjo pasi këta fëmijë janë më pas të ekspozuar nga dhuna në televizion. Ndër të tjera, fëmijët që kalojnë shumë orë përpara ekranit janë më të prirur për të qenë obezë, një problem gjithnjë e në rritje në SHBA e më gjerë.

Në një tjetër studim të realizuar në Australi, rezulton se fëmijët që kalojnë shumë orë përpara ekranit të televizorit kanë më shumë probleme familjare, pasi ndikon në ndjenjat e tyre, duke i bërë më të trishtuar.

 

You must be logged in to post a comment Login