Elbasan, u zhvillua konferenca “Fëmijët – Feja dhe Tradita”

Në sallën e konferencave të Hotel “Skampa” u mbajt konferenca rajonale me temë: “Fëmijët – Feja dhe Tradita.”

Kjo konferencë u organizua nga Myftinia Elbasan dhe Qarku Elbasan dhe u moderua nga Dr. Arben Ramkaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSh-së.

Konferenca u nda në 3 sesione, ku në sesionin e parë përshëndetën: Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan, z. Bukurosh Stafa, N/Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Ervin Saraçi dhe Myftiu i Elbasanit z. Agim Duka.

Ndërsa në sesionin e dytë dhe të tretë u mbajtën referate me tema që kishin të bënin me rëndësinë e traditës, fesë dhe institucioneve përkatëse për edukimin e fëmijëve.

Referuesit ishin: Nadire Kreka, përfaqësuese e Bashkisë Elbasan, Prof. as. dr. Majlinda Peja e Universitetit A. Xhuvani, Prof. as. dr. Genta Skura nga Universiteti i Tiranës, Blendi Gremi nga Qarku Elbasan, Ma. Rudina Çollaku nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë, Ilir Gjoni nga World Vision Albania dhe Diola Malasi nga Bashkia Librazhd.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të shumë shoqatave të tjera, që merren me problematikat e fëmijëve.

16 shkurt 2017

You must be logged in to post a comment Login