Ekspozita “Në gjurmët e dijetarëve dhe prijësve të shquar myslimanë shqiptarë”

Ditën e shtunë me dt. 25 prill 2015, ditë në të cilën u zhvillua Programi i 10-të Festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, një organizim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Kulturor dhe Arsimor SEMA, është çelur dhe ekspozita “Në gjurmët e dijetarëve dhe prijësve të shquar myslimanë shqiptarë”, ku janë ekspozuar fotografi të rralla të shekullit XIX-XX të personaliteteve të shquara myslimane shqiptare, si dhe foto të Qabes dhe Medines të vitit 1880.

Ekspozita, e cila ka qenë e para e këtij lloji është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe ka qëndruar e hapur gjatë gjithë ditës, duke u vizituar kështu nga vizitorë të shumtë, të cilët kanë marrë pjesë gjithashtu edhe në Programin Festiv, kushtuar personalitetit të Profetit Muhamed (a.s.).

Ekspozita ka shfaqur interes edhe nga personalitete të botës së artit dhe kulturës, si dhe është vizituar nga Ministrja e Kulturës dhe e Sportit znj. Mirela Kumbaro, Ministri i Mirëqenies Sociale z. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës z. Lulzim Basha, të shoqëruar këta edhe nga kreu i KMSH-së z. Skender Bruçaj.

Kjo ekspozitë do të jetë e pranishme gjithashtu edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë për të promovuar kontributin dhe rolin që kanë luajtur figura dhe personalitete të shquara shqiptare të kulturës Islame.

11187342_10153265510046926_8612741367250430844_o BON_0082 ZK1A0015 ZK1A0027 ZK1A0029

 

You must be logged in to post a comment Login