Ekspozita “Muhamedi i dërguari i Zotit” në Medine

pizap.com13843607298251-599x275

Në kuadër të festimeve për zgjedhjen e qytetit të bekuar të Medines, si qyteti i kulturës islame, princi i qytetit ka hapur një ekspozitë me titull “Muhamedi i dërguari i Zotit”.

Ekspozita përmban një sërë mjetesh dhe teknologjish në të cilat ofrohet një imazh më i qartë i jetëshkrimit të profetit Muhamed a.s.

Ekspozita është e ndarë në dy pjesë, ku njëra pjesë përmban citate nga Kurani dhe nga tradita profetike, në të cilat shfaqet madhështia e figurës së tij, statusi dhe vlerat, të shoqëruara me momente të spikatura nga jeta e tij, ajete dhe hadithe të ndryshme.

Në pjesën e dytë, gjenden 39 tablo nga jeta e Profetit a.s në Mekë dhe në Medine, gjenealogjia e tij, jeta e tij familjare, fëmijët djem dhe vajza.

Ekspozita është pajisur edhe me imazhe të ndryshme nga historia e urbanizimit të Medines dhe xhamisë së profetit Muhamed a.s dhe ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë historisë.

Gjithashtu, gjendet dhe një maket i xhamisë së Profetit a.s në kohën e Profetit a.s dhe shokëve të tij.

(AO)

 

You must be logged in to post a comment Login