Edhe hulumtimet akademike dëshmojnë se fëmijët lindin si besimtarë në Zotin

femijet lindin si besimtare 2Fëmijët janë “besimtarë të lindur” në Zot dhe thjesht ata nuk e marrin këtë nga besimet religjioze përmes indoktrinimit të tyre, deklaron një akademik.

Dr. Justin Barrett , një hulumtues i lartë në Universitetin e Qendrës së Oksfordit për Antropologji dhe Mendje, pohon se të rinjtë janë të krijuar me një predispozitë të besojnë në një Qenie Supreme sepse ata supozojnë se çdo gjë në botë është krijuar me një qëllim.

Ai thotë se fëmijët e vegjël kanë besim edhe kur ata nuk kanë qenë të mësuar paraprakisht në lidhje me të nga familja apo shkolla , dhe argumenton se edhe në ato raste kur fëmijët lindin dhe rriten të vetëm në një ishull të shkretë do të vijnë si besimtar në Zotin.

“Epërsia e provave shkencore për 10 vitet e fundit apo më shumë ka treguar se shumë më tepër se që duket mendjet e fëmijëve po ndërtohen me një zhvillimin krejtësisht natyror të cilin as që e kemi menduar ndonjë herë , duke përfshirë këtu edhe një predispozitë që të shohin botën natyrale , si të projektuar (nga Zoti) dhe e qëllimshme (jo e rastësishme) dhe Qenie inteligjente është prapa këtij qëllimi, “tha ai për programin e BBC Radio 4 sot .

“Nëse ne hedhim një grusht fëmijësh në një ishull dhe ata rriten vetëm unë mendoj se ata do të besonin në Zot.”

Në një leksion të dhënë të martën në Institutin Faraday të Universitetit të Kembrixhit , Dr. Barrett do të citoj eksperimente psikologjike të realizuara në fëmijë të cilat ai thotë se tregojnë se ata në mënyrë të lindur (instinktivisht) besojnë se gati çdo gjë është projektuar dhe me një qëllim të caktuar.

Në një studim , gjashtë dhe shtatë vjeçarët të cilët ishin pyetur se pse ka ekzistuar zogu i parë u përgjigjën ” për të bërë tinguj të mirë ” dhe ” sepse kjo e bën botën të duket e bukur “.

Një tjetër eksperiment mbi foshnjat 12 -muajshe ka sugjeruar se ato u befasuan nga një film në të cilin: një top rrotullues kalimthi krijoi një raft të blloqeve nga një grumbull i çrregulluar.

Dr Barrett tha se ka evidencë se edhe nga mosha katër vjeçare, fëmijët kuptojnë se edhe pse disa objekte janë bërë nga njerëzit, bota natyrore është e ndryshme.

Ai shtoi se kjo do të thotë fëmijët kanë më shumë të ngjarë që të besojnë në Krijimin nga Zoti sesa evolucionin, përkundër asaj që ky i fundit iu imponohet nga prindërit apo mësuesit.

Dr. Barrett pohoi se antropologët kanë zbuluar se në disa kultura fëmijët besojnë në Zot edhe atëherë kur mësimet religjioze janë të ndaluara prej tyre (janë tërhequr).

” Mendjet e fëmijëve në zhvillim normal dhe të natyrshëm i bëjnë ata të prirur për të besuar në krijimin hyjnor dhe dizajnin inteligjent të gjithësisë. Në të kundërt , evolucioni është i panatyrshëm për mendjen e njeriut; . . .Relativisht të vështirë për të besuar ”

Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Asnjë fëmijë nuk lind përveç se në fitre (besim i pastër). Pastaj ai tha, recitoi: “…feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë” (30:30)

Nuk ka lindur askush dhe që të mos jetë krijuar në natyrën e tij të vërtetë (Islamin). Janë prindërit e tij ata që e bëjnë atë Jehud ose Katolik ose Magjistar, ashtu sikurse kafshët që lindin të vegjlit pa të meta në gjymtyrët e tyre. A shihni ndonjë defekt në to? E pastaj ai e citoi Kur’anin: “…feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit; s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë”.

/Revista Drita Islame, Tetor 2013/

You must be logged in to post a comment Login