Dy amerikanë pranojnë islamin në xhaminë shqiptare

Nata e Diele e datës 17 prill 2011 ishte shumë e veçantë për komunitetin e xhamisë Greenway Masjid. Isa (Evol) dhe Aisha (Nichole) vendosën të pranojnë Islamin. 

Në Kuran, Allahu Famëlartë thotë: “Zoti drejton në dritën e tij, atë që do Ai…”

Kur Isa Abul Kebir u pyet për shkakun që tërhoqi vëmendjen e tij në Islam, ai u përgjigj se ishte vëlla Muhamedi ai që u bë sebeb. Muhammedi është pjestarë i ri i komunitetit tonë dhe ai merret me shitjen e vajrave aromatikë në Phoenix. Dje ai u përballua me Evol dhe kishte mbetur i impresionuar nga veshja tradicionale Islame që Muhamedi vishte çdo ditë. Ne zemrën e Evol u zgjua një interesim i madh për Islamin dhe bashkë me të dashurën e tij Nichole dhe me Muhamedin erdhën gjatë faljes së Jacisë në xhaminë Greenway. Imam Didmar Faja i sqaroi atyre principet e Islamit duke i sqaruar atyre në mënyrë të përgjithshme shtyllat e Islamit dhe Imanit, si dhe hapat për të përqafuar Islamin.

Evol dhe gruaja e tij Nichole, u kthyen përsëri të dielën në Xhaminë Greenway për tu bërë Muslimanë. Pranimi i tyre i Islamit u dëshmua nga shumë njerëz të cilët erdhën për ta kryer namazin e Jacisë.

Pas pranimit të Islamit, Imami i performoi atyre ceremoninë martesore islame, Nikahun.

You must be logged in to post a comment Login