Dhimbja e kokës, problemi shqetësues i jetës profesionale

dhimbja e kokes (2)Dhimbja e kokës është problemi më i shpeshtë në jetën profesionale të secilit prej nesh. Ne mund të shpëtojmë prej këtij problemi duke zgjedhur ushqimet e duhura.

Jeta e zhurmshme, smogu, ambienti dhe ajri i ndotur i jetës moderne na bëjnë të gjithëve me dhimbje koke. Dhimbjet e kokës na shqetësojnë dhe prishin rehatinë tonë, kur bëhet fjalë për migrenën situata rëndohet edhe më shumë. Por një ushqyerje e shëndetshme mund të na ndihmojë në eliminimin e dhimbjeve të kokës.

Sigurisht që ushqimet e konsumuara gjatë ditës ndikojnë në nxitjen e dhimbjes së kokës. Uria, moskonsumimi i lëngjeve, i vakteve ndikon në fillimin e dhimbjes. Ushqimet dhe lëngjet te cilat nxisin zakonisht migrenën janë ushqimet e pasura më tiraminë dhe alkool.

Tiramina është një lëndë e gjendur shpesh tek ushqimet. Krijohet me shkatërrimin e proteinave tek ushqimet që presin për një kohë të gjatë. Sa më shumë që të presin ushqimet me proteinë aq më shumë rritet niveli i tiraminës në to. Në krye të produkteve të pasura më tiraminë vjen djathi. Sigurisht që sasia e tiraminës ndryshon nga lloji dhe tipi i fermentimit të djathit. Personat e prekur nga migrena nuk duhet të konsumojnë djathin dhe produktet e përpunuara të mishit.

Edhe konsumimi i alkoolit nxit dhimbjen e kokës. Sepse gjatë kohës së konsumimit të alkoolit rritet sasia e gjakut që shkon në tru duke shkaktuar më shumë dhimbje koke.

Edhe pijet e pasura me kafeinë si kafeja, lëngjet e gazuara dhe ëmbëltuesit nxisin dhimbjen e kokës. Personat e prekur nga dhimbja e kokës duhet të konsumojnë lëngje të ftohta në kohë të nxehtë.

Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga ushqimet mund të shfaqen 20-25 minuta pas konsumimit të ushqimit. Shenjat shoqëruese janë marrje mendsh, dhimbje koke dhe djegie në kraharor. Personat e prekur nga dhimbje të tilla koke duhet të informohen mirë rreth ushqimeve të konsumuara.

/Revista Drita Islame, Shtator 2013/

 

You must be logged in to post a comment Login