Dëshirat e njerëzve

10525853_779763308711098_7529635673891624575_n

Një mbret doli për shëtitjen e mëngjesit dhe rrugës takoi një lypës.

“Çfarë dëshiron?”, – e pyeti lypësin.

Lypësi qeshi dhe i tha: “Po më pyet sikur mund të ma plotësosh dëshirën!”

Mbreti i ofenduar tha: “Patjetër që mund të ta plotësoj! Ti vetëm fol!”

Lypësi ishte mjeshtri i jetës së tij të shkuar. Ai i kishte premtuar se do të vinte ta zgjonte në këtë jetë, por mbreti kishte harruar, prandaj nguli këmbë: “Do t’i përgjigjem çdo kërkese tënde.”

Atëherë lypësi tha: “Është një dëshirë fare e thjeshtë. E sheh këtë tas? A ka ndonjë send me të cilin mund ta mbushësh?”

Gjithë pallati u tubua aty pranë. Diamantet, perlat, gurët e çmuar e të gjitha thesaret po shteronin pak e nga pak. Çdo gjë që hidhej në tas, zhdukej menjëherë! Koha kalonte deri sa ra muzgu dhe njerëzit ishin akoma aty, në pritje. Mbreti u përul te këmbët e lypësit dhe e pranoi humbjen. “Ti je fitimtari, por më thuaj vetëm një gjë. Ç’është ky tas?”

Lypësi qeshi dhe pastaj i tha: “Janë dëshirat e pangopura të njerëzve.”

You must be logged in to post a comment Login