Çmim për myslimanët që ndërtuan kishën

Deri pak kohë më parë fshati Malbardhë i Laçit njihej pak ose aspak e megjithatë një reportazh i ciklit “Shqipëria Tjetër”, ka sjellë një shembull bashkëjetese që bëri xhiron e botës.  

Nje fshat me mbi 95 për qind myslimanë ka kontribuar së bashku me komunitetin katolik, në minorance, në ndërtimin e një kishe mbi themelet e asaj të vjeter.

Pas publikimit ne Top Channel ne shkurt te ketij viti mediat franceze, italiane, gjermane, amerikane, arabe, aziatike, etj., publikuan kete rast qe simbolizon bashkejetesen mes besimeve ne Shqiperi. Duke bere qe sot Malbardha te gjendet ne arkivat e disa nder gazetave me te medha te botes.

Me kete rast ambasada amaerikane i ka akorduar per here te pare nje fshati çmimin ‘Act Now’ per bashkëjetesen shembullore fetare.

I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Henry Jardine i dorëzoi çmimin e Kampionëve të Vepro TANI! për muajin shtator komunës Malbardhë, për bashkëpunimin e tyre ndërfetar dhe inisiativën vullnetare për të ndërtuar një vend besimi gjithëpërfshirës.

Ambasada amerikane ka zgjedhur diten e festes se Shen Mëhillit, feste e krishtere e qe festohet nga e gjithe zona. Ne pritje kane marre pjese veç zyrtareve te ambasades se Shteteve te Bashkuara, krereve lokale edhe perfaqesues te komunitetit mysliman e atij katolik te zones. (tch)

You must be logged in to post a comment Login