Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” zhvillohet edhe në Qerekë, Krujë

Mbrëmjen e djeshme, datë 09.06.2015, cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u ndal në xhaminë e fshatit Qerekë të Komunës Nikël të Krujës.

I pranishëm në këtë mbrëmje ishte Myftiu i Krujës, Ledian Cikalleshi dhe zv/myftiu i Tiranës, Bilal Teqja.

Myftiu i Krujës, Ledian Cikalleshi, duke marrë shkas nga koha e shkurtër që na ndan nga fillimi i muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, foli rreth agjërimit dhe devotshmërisë. Ai theksoi se, “devotshmëria është një nga cilësitë dhe pajimet më të bukura që kërkohet të ketë një besimtar dhe agjërimi është mundësia më e mirë për të arritur devotshmërinë”.

Ndërsa zv/myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, e përqendroi bisedën e tij rreth cilësive të mira që përmirësojnë zemrën e besimtarit, si vëllazëria në besim, duke theksuar se, “vëllazëria në besim është po aq e rëndësishme sa vëllazëria e gjakut, sepse vetë Allahu i cili ligjëroi vëllazërinë e gjakut, ligjëroi edhe vëllazërinë në besim.”

20150609_204554 20150609_210057 image-82e929fe3a53d465209a0b06b25cff8792966b506b909fda93d15957f1a94a15-V

You must be logged in to post a comment Login