Çfarë i shkakton nervozizmi trupit?

Sipas ekspertëve, nervozizmi  është një përgjigje e natyrshme ndaj “kërcënimeve” të pranishme e të papritura.

Kur jemi nervozë, trupi liron adrenalinë dhe çon deri në rritje të rrahjeve të zemrës dhe rritje të presionit të gjakut. Ekspertët thonë se të nervozohesh jo gjithmonë është një shenjë e keqe.

Ndonjëherë ky lloj reagimi ju ndihmon të shpërndani shqetësimin dhe mos ta mbani përbrenda. Nervozizmi është një reagim që çon në humbjen e durimit, përqendrimit dhe ndonjëherë logjikës, ai është një reagim që lidhet me kiminë e trurit.

Sipas hulumtimeve, u konstatua se nervozizmi mund të dëmtojë shëndetin. Së pari, ky reagim mund t’ju dëmtojë zemrën, sepse gjatë kohës kur jeni nën presionin e “nervave”, zemra fillon të pompojë më shpejt dhe mund t’ju çojë në ndonjë atak të papritur.

Ajo mund t’ju japë probleme dhe me tretjen, presionin e lartë të gjakut dhe me trurin, sepse njerëzit kur janë nervozë kanë çekuilibrim të të ngrënit, disa hanë më shumë, disa më pak. Do  ishte mirë të kontrollonit ndjesitë e momentit dhe të bazoni çdo gjë mbi arsyen e logjikën.

/spektrum.al

You must be logged in to post a comment Login