Çfarë dini për duart dhe sa i njihni ato

Përmes duarve prekim botën dhe i japim asaj formë. Duart mund të ledhatojnë dhe rrahin, pajtojnë dhe lëndojnë. Ato shprehin ndjenjat tona dhe janë vegla të intelektit tonë.

Mjetet e para që njeriu ka përdorur për ta kuptuar të tjerët kanë qenë duart. Komunikacioni nisi përmes gjesteve dhe më pas erdhën fjalët.

Dora u mësoi njerëzve të flasin. Dikur stërgjyshërit tanë nisën të tregonin me dorë sendet dhe pastaj t’u bashkëngjisin tingujt. Gishti tregues u dha sendeve emrin e tyre.

Edhe tani pas mijëra vitesh arrijmë akoma ta kuptojmë gjuhën e duarve. E përcjellë nga brezi në brez, kjo gjuhë e përgjithshme shenjash e kohëve të hershme të njerëzve ka mbetur e ruajtur. Çdo njeri e kupton atë edhe nëse flet kinezisht, rusisht, gjermanisht, shqip, etj.

Përmes duarve njerëzit mësojnë të numërojnë. Sistemin dhjetësh e keni në duart e tuaja. Po ta shohësh me qëllimin e mirëfilltë të numërimit, sistemi dymbëdhjetësh do të ishte më praktik, pasi ky numër është i mundur të ndahet në tre apo katër pjesë të plota, dita ka dymbëdhjetë orë, po kaq edhe nata. Ndërsa viti ndahet në 12 muaj. Por njeriu ka në përdorim vetëm dhjetë gishta. Prandaj edhe feston përvjetorët dhjetëvjeçare, qindvjeçare apo mijëvjeçare. Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe kafshët mund të numërojnë deri në tre.

Dora e bëri njeriun atë që është sot

Kryevepra dorë është e përbërë nga 27 kocka dhe 36 nyje. Asnjë dorë nuk i ngjan tjetrës, as e majta së djathtës. Gjasat që dy njerëz të kenë të njëjtën gjurmë gishtërinjsh janë një në një miliard. As edhe vetë binjakët njëvezësh nuk kanë të njëjtët gjene. Për të lëvruar dorën e njeriut nevojitet më tepër vend në tru sa çka i nevojitet ndonjë qenieje tjetër për organin e saj kapës. Kaq i madh është ky vend sa i vënë në përpjesëtim me vendin e organeve të tjera, duart duhet të ishin gjigande. Njeriu ka arritur të ndërtojë makineri që bëjnë punët që s’i bën vetë ai. Por shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të bëjnë një makineri, që është e zonja të bëjë po ato veprime që bën dora jonë.

/Drita Islame/

You must be logged in to post a comment Login