Ceremonia e hedhjes së themeleve të Kompleksit Namazgja

namazgja-kmsh.al

Ditën e mërkurë, dt. 13 maj 2015, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë,  hedh zyrtarisht themelet e ndërtimit të Kompleksit të Namazgjasë, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani dhe Presidentit të Republikës së Turqisë z. Rexhep Tajip Erdogan.

Kompleksi Namazgja do të jetë qendra më e madhe Islame në Ballkan, e cila do të përfshijë xhaminë, një sallë konferencash, sallë mbledhjeje, një sallë ekspozitash, Muzeun e parë Islam në Ballkan, bibliotekën, zyra, parking, si dhe hapësira të tjera për publikun.

Ky kompleks do të ketë një kapacitet të përgjithshëm prej 20.000 metrash katrorë, kurse xhamia do të ketë një kapacitet prej 4.500 vetash, që mund të falen në të njëjtën kohë.

You must be logged in to post a comment Login