Myftinitë

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Domën

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Domën

Paraditen e së shtunës, më 15 nëntor 2014, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Domën, komuna Postribë.  Myftiu i Shkodës, Muhamed Sytari, e vlerësoi këtë ditë si një ditë bajrami për zemrat e besimtarëve domnorë, që me shumë durim e kanë pritur këtë ditë për të gëzuar xhaminë e re. […]

Shfaqet filmimi i ceremonisë së rihapjes së Xhamisë së Plumbit

Shfaqet filmimi i ceremonisë së rihapjes së Xhamisë së Plumbit

Myftinia Shkodër zhvilloi një aktivitet përkujtimor në kinema ‘Millenium’, me rastin e 24 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, ku u shfaq i plotë edhe filmimi i ceremonisë së asaj dite. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, nënkryetari Ali Zaimi, drejtori i Kulturës Genti Kruja, […]

Aktivitet me haxhilerët shkodranë

Aktivitet me haxhilerët shkodranë

Paraditen e së enjtes, më 23 tetor 2014, Myftinia Shkodër organizoi një takim me haxhilerët shkodranë të këtij viti. Në qendër të këtij aktiviteti ishin disa nga kujtimet dhe emocionet e përjetuara në vendet e shenjta, në Mekë dhe Medine, gjatë tri javëve të qëndrimit të tyre atje. Takimi u përshëndet nga drejtori i Zyrës […]

Faleminderit dhe Haxh Mebrur!

Faleminderit dhe Haxh Mebrur!

Imam Muhamed Sytari Myfti i Zonës Shkodër Nëpërmjet këtyre rreshtave, e ndjej si detyrim moral të bëj një falënderim publik, shoqëruar me një urim të përzemërt, pas kthimit nga “udhëtimi i jetës”, haxhi i sivjetshëm në vendet e shenjta në Arabinë Saudite, në periudhën 24 shtator – 13 tetor 2014. Fillimisht, dua të shpreh falënderimet […]

Çelet në Elbasan panairi i Kurban Bajramit

Çelet në Elbasan panairi i Kurban Bajramit

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Elbasanit është çelur panairi i Kurban Bajramit, organizuar nga Myftinia e këtij rrethi me mbështetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryebashkiaku QazimSejdini, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, Kryetari i […]

Përfaqësues të KMSH-së, vizitë pune në Librazhd

Përfaqësues të KMSH-së, vizitë pune në Librazhd

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë Librazhd. Gjatë këtij takimi me Këshillin e Myftinisë dhe imamët, është bërë një analizë 9 mujore e të gjithë aktivitetit të myftinisë së këtij rrethi. Nënkryetari i KMSH-së z. Spahiu u ndal mbi […]

Xhami e re në Bajkaj, Delvinë

Xhami e re në Bajkaj, Delvinë

Më datë 17 shtator 2014, në Bajkaj të Delvinës u zhvillua inaugurimi i xhamisë së re. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë myftinjtë e rretheve Gjirokastër, Përmet e Sarandë, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, z. Najjeb Al Bader, drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, kryetari i Bashkisë Delvinë Dhurim Alinani, përfaqësues të […]

Inaugurohet xhamia e re “Iskenderun” në Barbullush, Shkodër

Inaugurohet xhamia e re “Iskenderun” në Barbullush, Shkodër

Në praninë e shumë besimtarëve të zonës Bushat dhe fshatit Barbullush, Shkodër, më 22 gusht 2014, u inaugurua xhamia e re e Barbullushit, që nga dita e sotme do të mbajë emrin e qytetit që u bë shkak për ndërtimin e saj, “Iskenderun”. I pranishëm në këtë inaugurim ishte nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, […]

Kryetari i KMSH-së Skender Bruçaj takim me besimtarët e Lazaratit

Kryetari i KMSH-së Skender Bruçaj takim me besimtarët e Lazaratit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj ka vizituar disa zona dhe xhami të Gjirokastrës. Në shoqëri të Myftiut të Zonës Gjirokastër ai është ndalur fillimisht në Lazarat, ku është takuar me besimtarë të shumtë, të cilët i ka vlerësuar për shembullin që kanë dhënë në moskultivimin e bimëve narkotike, duke iu mbështetur […]

Myftinia e Tiranës shtron iftarin tradicional

Myftinia e Tiranës shtron iftarin tradicional

Myftinia Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizoi më 25 korrik 2014, një iftar ku morën pjesë figura të shquara të jetës fetare, politike e shoqërore, si dhe besimtarë të shumtë të kryeqytetit. Në këtë iftar nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryetari […]

Page 4 of 512345