Myftinitë

Myftinia Tiranë, iftar me familjarë e të afërm të dëshmorit Ibrahim Basha

Myftinia Tiranë, iftar me familjarë e të afërm të dëshmorit Ibrahim Basha

Myftinia Tiranë ka mbledhur në sofrën e iftarit familjarë e të afërm të dëshmorit të atdheut, Ibrahim Basha, i vrarë në Lazarat rreth tre javë më parë. Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra, falënderoi të pranishmit për përgjigjen e ftesës dhe foli për disa nga vlerat e muajit të Ramazanit, në të cilin njerëzit mblidhen dhe […]

Xhami e re në fshatin Koplik i Sipërm

Xhami e re në fshatin Koplik i Sipërm

Myftinia e Malësisë së Madhe në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia” organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Koplik i Sipërm. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe përfaqësuesi i donatorit, z. Nebil Muhammedi nga Bahrejni, i cili është kthyer në një ambasador vlerash dhe bamirësie, duke afruar donacione bamirëse, sidomos për ndërtimin […]

Malësisë së Madhe i shtohet një xhami e re

Malësisë së Madhe i shtohet një xhami e re

Më 4 korrik 2015, në një atmosferë të mrekullueshme besimi hapi dyert xhamia e fshatit Kçar në Malësi të Madhe. Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga Myftiu Edmir Smajlaj, i cili falënderoi Allahun për mirësinë e madhe të kësaj dite të gëzueshme. Ai vlerësoi lart kontributin e madh të Asamblesë Botërore të Rinisë Myslimane, drejtorit […]

Xhami e re në Shkodër

Xhami e re në Shkodër

Në prag të muajit Ramazan, në një atmosferë të mrekullueshme besimi dhe qytetarie shkodrane, u inaugurua xhamia e re e lagjes Dudas. Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili falënderoi Allahun për mirësinë e madhe të kësaj dite të gëzueshme, ku pas shumë dekadash, u mundësua ringritja e […]

Kreu i KMSH-së vizitë pune në Myftininë Tropojë

Kreu i KMSH-së vizitë pune në Myftininë Tropojë

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Tropojës. I shoqëruar nga drejtori i Vakf-Investimeve z. Uran Kalej, kreu i KMSH-së ka vizituar Myftininë Tropojë, ku është pritur nga myftiu z. Eduart Demiraj. Myfti Demiraj e ka njohur kryetarin Bruçaj dhe stafin shoqërues me gjendjen e fundit […]

“Vëllazëria në Islam”, simpozium në Pogradec

“Vëllazëria në Islam”, simpozium në Pogradec

Drejtoria e Rinisë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizoi një simpozium në qytetin e Pogradecit. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e vëllazërisë në Islam.  Të ftuarit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti Myftiu i Pogradecit, Namik Mahmutllari, i cili mes të tjerash tha: “Shoqëria e mirë është dhunti prej Zotit të gjithësisë. Vetë Profeti […]

Myslimanët e Shkodrës dhurojnë gjak për talesemikët

Myslimanët e Shkodrës dhurojnë gjak për talesemikët

Ditën e xhuma, më 13 mars 2015, gjatë hytbes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, ka bërë thirrje për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe të sëmurët e ndryshëm që kanë nevojë për këtë ndihmë njerëzore. Myftiu ka lajmëruar se pas përfundimit të namazeve dhe lutjeve të […]

Një natë plot dritë salavati në Shkodër

Një natë plot dritë salavati në Shkodër

Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi më 9 shkurt 2015, një aktivitet fetar në kuadër të përkujtimit të mesazhit universal dhe dërgesës profetike të Hz. Muhamedit a.s. Si një aktivitet i përvitshëm, që organizohet nga Myftinia Shkodër, këtë vit ishte menduar që në skenën e teatrit “Migjeni”, të sillet […]

Vizita pune në Fier, Tepelenë e Gjirokastër

Vizita pune në Fier, Tepelenë e Gjirokastër

Një grup pune i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga Nënkryetari Bujar Spahiu, zhvilloi vizita në Fier, Tepelenë dhe Gjirokastër, ku u takuan dhe biseduan me myftinjtë dhe besimtarët e këtyre qyteteve. Drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me imamët dhe institucionet […]

Pukë, Myftinia aktivitet për 70 vjetorin e Çlirimit

Pukë, Myftinia aktivitet për 70 vjetorin e Çlirimit

Ky takim u zhvillua në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit si dhe të 102 vjetorit të Pavarësisë, Myftinia Pukë ka organizuar njw program në  fshatin Flet. Në këtë takim mori pjesë  Myftiu i Pukës Gezim Kopani, kryeplaku i fshatit Flet Riza Zeqa etj. Takimi filloj me leximin e verseteve të Kuranit për të vazhduar me kumtesën e […]

Page 3 of 512345