Myftinitë

Elbasan, u zhvillua konferenca “Fëmijët – Feja dhe Tradita”

Elbasan, u zhvillua konferenca “Fëmijët – Feja dhe Tradita”

Në sallën e konferencave të Hotel “Skampa” u mbajt konferenca rajonale me temë: “Fëmijët – Feja dhe Tradita.” Kjo konferencë u organizua nga Myftinia Elbasan dhe Qarku Elbasan dhe u moderua nga Dr. Arben Ramkaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSh-së. Konferenca u nda në 3 sesione, ku në sesionin e parë përshëndetën: Kryetari […]

Elbasan, fushatë sensibilizimi në ndihmë të fëmijëve sirianë

Elbasan, fushatë sensibilizimi në ndihmë të fëmijëve sirianë

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë organizuar një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar fëmijët e dëmtuar nga lufta e përgjakshme e Sirisë. Kjo fushatë do të zgjasë 10 ditë dhe do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve që duan të kontribuojnë në ndihmë të fëmijëve të dhunuar në konfliktin […]

Myftinia Lezhë, program për Profetin Muhamed a.s.

Myftinia Lezhë, program për Profetin Muhamed a.s.

Myftinia Lezhë organizoi një program për Profetin Muhamed a.s. Në fjalën e tij Myftiu Agim Tereziu, u shpreh se duhet të vazhdojmë të mësojmë prej mesazhit që Profeti Muhamed a.s. përcolli për njerëzimin, në mënyrë që bota të jetë më e paqtë. “Profeti Muhamed ishte shpëtimtari i njerëzimit, njerëzimit që sot është mbushur me vuajtje […]

Sesion shkencor mbi aktivitetin e dijetarit shqiptar, H. Ali Ulqinaku

Sesion shkencor mbi aktivitetin e dijetarit shqiptar, H. Ali Ulqinaku

Pasditen e së mërkurës, më 14 dhjetor 2016, Myftinia Shkodër organizoi një sesion shkencor mbi jetën dhe aktivitetin e dijetarit të shquar të trojeve tona, Hafiz Ali Ulqinaku. Aktiviteti, që u zhvillua në bibliotekën e qytetit Shkodër, u hap me fjalën e rastit, mbajtur nga teologu Lavdrim Hamja, i cili hodhi dritë mbi lindjen, fëmijërinë […]

“Imamët, pishtarë të udhëzimit”, seminar me imamët e Shkodrës

“Imamët, pishtarë të udhëzimit”, seminar me imamët e Shkodrës

Myftinia Shkodër organizoi seminarin me temë: “Imamët, pishtarë të udhëzimit”, ku merrnin pjesë imamët e Myftinisë Shkodër. I ftuar special i këtij seminari me vlerë, ishte studiuesi islam dhe thirrësi i afirmuar nga Jordania, pedagog në Universitetin Bedër, Dr. Xhemal Safarti. Aktiviteti u përshëndet edhe nga z. Lauren Luli, kryevaiz i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në […]

Hap dyert xhamia e re e fshatit Mançurisht

Hap dyert xhamia e re e fshatit Mançurisht

Është inauguruar ditën e shtunë xhamia e re në fshatin Mançurisht, Devoll. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, i pranishëm në aktivitet, shprehu urimet dhe lutjet që kjo xhami të sjellë gjallërimin shpirtëror, kulturor, fetar dhe edukimin e brezave të rinj të këtij fshati. Në ceremoni morën pjesë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar […]

Deklaratë e Këshillit Ndërfetar në Elbasan

Deklaratë e Këshillit Ndërfetar në Elbasan

Komiteti i Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dënon ashpër përdorimin e kulteve për qëllime jofetare. Drejtuesit e kësaj qendre, të mbledhur sot, kane dalë në një deklaratë për shtyp, ku kanë theksuar se, u bënë 25 vjet nga rënia e diktaturës së egër antifetare dhe me indinjatë të thellë vërejmë se shumë objekte kulti si xhami, kisha, […]

Veprimtari fetare në Fushë Arrëz

Veprimtari fetare në Fushë Arrëz

Më datë 21.02.2016, Myftinia Pukë zhvilloi në qytetin e Fushë Arrëzit takimin e radhës me xhematin e grave myslimane me temë: “Këshilla Islame”. Takimi u hap me lexim të ajeteve të Kur’anit. Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë për Fushë Arrëzin, Basri Selimaj, i cili e mori fjalën më pas, i cili ftoi gratë e […]

Myftinia Pukë në ndihmë të familjeve në nevojë

Myftinia Pukë në ndihmë të familjeve në nevojë

Më datë 11.01.2016, Myftinia e rrethit Pukë, me mbështetjen e Zyrës për Çështjet Fetare pranë Ambasadës Turke në Tiranë, shpërndau ndihma për disa familje në nevojë. Në shpërndarjen e tyre ndihmave mori pjesë Myftiu Gëzim Kopani si dhe Koordinatori i Zyrës për Çështjet Fetare pranë Ambasadës Turke Yasin Sengul. Me këtë rast Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, […]

25 vjetori i lirisë së besimit përkujtohet edhe në Krujë

25 vjetori i lirisë së besimit përkujtohet edhe në Krujë

Myftinia Krujë organizoi më 26 nëntor një aktivitet kushtuar 25 vjetorit të lirisë së besimit, ku u shfaq dokumentari “H. H. Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”. Në këtë aktivitet morën pjesë Nënkryetari i KMSH-së Haxhi Bujar Spahiu, Drejtori i Kulturës, Dr. Genti Kruja, Nënkryetari i Bashkisë Krujë, z. Rrahman Rraja, Drejtori i Kabinetit […]

Page 1 of 512345