Bota Jonë

Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote

Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote

Dr. Aid el Karnij Nuk ka gjë më të bukur në këtë botë sesa ju o njerëz. Nuk ka gjë më të bukur mbi planetin tokë sesa ju o njerëz. Në Kur’an, Zoti i lartësuar thotë për ju: “Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit, i kemi mbartur në tokë e në det dhe i […]

Jeta bashkëshortore, një këndvështrim islam

Jeta bashkëshortore, një këndvështrim islam

Allahu Fuqiplotë krijoi njeriun dhe vendosi si bazë në marrëdhëniet midis njerëzve dashurinë. Vetë Islami u vërtetua si fe e mëshirës dhe dashurisë. Profeti Muhamed a.s. u dërgua si profet udhërrëfyes për ndjenjën e pastër dhe përhapjen e dashurisë dhe ndërtoi thirrjen islame në bazat e kësaj dashurie.Lumturia nuk është e panjohur dhe as e […]

Sikur…

Sikur…

Kjo fjalë është e rëndë, Kjo fjalë të sëmur… Vëlla, Historia e jetës, Nuk bëhet me “Sikur…” Njeriu nga vetë natyra e tij është një qenie e pakënaqur, e pangopur plotësisht. Ai nuk kënaqet lehtë në jetën e kësaj bote; është i pangopur dhe i pakënaqur me gjithçka që i fal jeta, me gjithçka që […]

Xhemal Naipi (1887-1955)

Xhemal Naipi  (1887-1955)

Kadi, kryetar komisioni i arsimit, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakfeve, senator, deputet, kryetari i parë i parlamentit pluralist, intelektual i shquar fetar e atdhetar. I dekoruar me Urdhrin  “Për veprimtari patriotike të Klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisë”. Ndër intelektualët e shquar fetarë e atdhetarë renditet pa dyshim edhe Xhemal Naipi, i cili për […]

Parime jetike nga Profeti Muhamed a.s.

Parime jetike nga Profeti Muhamed a.s.

Nga Halid bin el Uelid transmetohet se një njeri shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: – O i Dërguari i Allahut, erdha të të pyes për çka më nevojitet në dynja dhe Ahiret.  – pyet.  – i tha Profeti. Tha: – Dua të jem njeriu më i ditur. Profeti iu përgjigj: […]

“Fqinji”

“Fqinji”

Në urban të linjës sime takova një shok fakulteti. 30 vjet pa u parë! I kish vdekur xhaxhai që banonte si unë, te Vorri Bamit. Po emrin si e ka, se zona është e madhe, e pyeta. Ma tha. Por emri nuk më thoshte gjë! Ia di shtepine, shtoi. Mos u vër në siklet.  E […]

T’i kthejmë sytë nga edukimi islam

T’i kthejmë sytë nga edukimi islam

Vlerësojmë sot formimin fetar të njerëzve dhe me keqardhje konstatojmë boshllëk apo mangësi të theksuara. Edukimi me cilësitë e Islamit nuk është i plotë. Dhe themi: sa dëme i shkaktoi njerëzve, shoqërisë e kombit në këtë fushë regjimi komunist?! Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, plot privime ekonomike e shoqërore, besimi islam është […]

Shtëpia me dyzet pleq

Shtëpia me dyzet pleq

Goja e popullit tona na thotë se ka pasur një herë, shumë kohë më parë, një shtëpi me dyzet pleq, një familje ku shumica e anëtarëve të saj, të mëdhenj e të vegjël, kishin marrë frerin e shtëpisë në dorë dhe vepronin e gjykonin gjithsecili “më tel të tij”, pa qëndruar të merreshin vesh me […]

Çdo njeri është miliarder

Çdo njeri është miliarder

“Edhe unë?” – do të thoni ju. Po, edhe ju. Nëse do të mendoni për një çast për gjithë pasurinë që keni, do ta kuptoni se pasuria juaj ia kalon “thesarit të Ali Babait”. A i shisni sytë tuaj për disa miliardë lekë? Po këmbëve tuaja sa ua vini çmimin? Po fëmijëve, po familjes suaj? […]

Do ta dallonte njeri?

Do ta dallonte njeri?

Një baba po çonte dy djemtë e tij në stadium. Te biletaria ai pyeti për çmimin.  -Pesë monedha për të rriturit, tre për ata mbi gjashtë vjeç. Nën gjashtë vjeç falas. -Njëri djalë është tre vjeç, tjetri shtatë. Do të paguaj për djalin e madh. -Sa budalla që qenke, – tha biletashitësi. – Mund të […]