Nga vetë jeta

Muri

Muri

Në fjetoren e spitalit ndodheshin tre të paralizuar. I pari që kishte ardhur aty e kishte shtratin pranë dritares, i dyti në mes të dhomës, ndërsa i treti pranë derës. I sëmuri që gjendej në mes të dhomës ishte optimist, ndaj dhe me bisedat që bënte, zbaviste të tjerët, duke u munduar t’ua pakësonte dhimbjet. […]

Dëshirat e njerëzve

Dëshirat e njerëzve

Një mbret doli për shëtitjen e mëngjesit dhe rrugës takoi një lypës. “Çfarë dëshiron?”, – e pyeti lypësin. Lypësi qeshi dhe i tha: “Po më pyet sikur mund të ma plotësosh dëshirën!” Mbreti i ofenduar tha: “Patjetër që mund të ta plotësoj! Ti vetëm fol!” Lypësi ishte mjeshtri i jetës së tij të shkuar. Ai i […]

Shpresa

Shpresa

Im bir që ndjek shkollën fillore, solli në shtëpi njërin nga shokët e tij të ngushtë. Kur i mbaruan detyrat, iu afrova dhe e pyeta mysafirin e vogël: – A ke biçikletë? Pushimet po afrojnë. Dukej sikur nuk i interesonte shumë pyetja ime. – Mami më tha se tani për tani nuk kemi para të […]

Vogëlushi

Vogëlushi

Nuk i hiqja dot sytë nga vogëlushi që ecte përpara meje, ose të themi më saktë, që mundohej të ecte. Me shumë vështirësi i ngrinte peshë patericat që mbante në duar dhe me trupin që nuk e komandonte dot nga mesi e poshtë, lëkundej sa majtas-djathtas. Dukej rreth të trembëdhjetave. Për shkak të mundimit që […]

Meditim nga varri

Meditim nga varri

nga Osman XHILI Pak nga pak po shihja se si kronometri i jetës po shënonte minutat e fundit, sekondat, të dhjetat, të qindtat. Ndjeva këmbët të më ftohen, sikur gjaku nuk shkonte më atje. Ndjeva dhe shpirtin të dalë nga trupi, si një banane që del nga lëvozhga e saj. U mata të ngre zërin, […]

Letra

Letra

Vogëlushi i kishte shpenzuar të gjitha paratë që i kishte dhënë i ati dhe nuk i kishte ngelur asnjë grosh për të blerë topin e futbollit. Ngaqë edhe pak javë do të fillonin pushimet e verës, po shqetësohej dhe nisi të kërkonte burime të reja. Me të lexuar revistën e përmuajshme që vinte në shtëpi […]

Mjeku dhe pacienti 80 vjeçar

Mjeku dhe pacienti 80 vjeçar

Mjeku pa me kujdes filmin e grafisë së të moshuarit, pastaj tha: -Gjendja juaj nuk është shumë e mirë. A keni dhembje në krah të majtë? -Po. -iu përgjigj i moshuari. -Përsëritet pesë-gjashtë herë në ditë. -Po marrje mendsh, a keni? -pyeti mjeku. -Kur jam shtrirë, po. -iu përgjigj burri. -Por edhe kur ngrihem përnjëherësh nga […]

Telefoni…

Telefoni…

Telefoni u dëgjua në 3 të natës. E hapi vetë ai. Në telefon ishte nëna: E ëma:-Si je biri im, a je mirë? I biri i habitur: -Mirë jam nënë, por çfarë ka në këtë orë? E ëma: -Ska gjë biri im, veç desha të të dëgjoj zërin. I biri: -A merret tjetri në telefon […]

Kambana e Ramazanit!

Kambana e Ramazanit!

nga Rabeea Al-NASSER* Alrafid  Kjo është një histori e cila ka ndodhur më shumë se 80 vjet më parë, ku banorët e fshatit mendonin dhe jetonin më thjesht se tani. Shumë prej fshatrave në Jordani kanë dy komunitete fetare, të krishterë dhe myslimanë, të cilët ndajnë të njëjtën tokë, qiell dhe ujë. Shumë prej tyre […]

Palltoja

Palltoja

Nga: Xhynejd Suavi Burri i moshuar, pasi pa gjatë e gjatë vitrinën e një dyqani veshjesh të gatshme, u kthye nga fëmija më i dobët që po luante në rrugë duke i thënë: -Picirruk! -i thirri. -A vjen njëherë? Vogëlushi, megjithëse qe hera e parë që fitonte në lojën e zareve, të cilën luanin në […]