Vendi

Izolohen fshatrat nga dëbora

Era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike dhe rreth 80 shtëpi në Qarkun e Kukësit Prej ditësh dhjetëra fshatra në Qarkun e Kukësit janë zhytur në terr, pasi erërat e forta kanë dëmtuar dhe shkulur një numër shtyllash të linjave të energjisë. Aktualisht janë pa energji elektrike komunat Zapod, Çajë, Kalis etj., mbasi reshjet e dëborës […]

“The Guardian”: Vizitoni Shqipërinë

Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjoze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuseve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri.  Pasi njofton se nga fundi i marsit turistët britanik mund të […]

Moti i ftohtë, ulen temperaturat

I gjithë vendi është përfshirë gjatë këtyre ditëve nga reshjet e shiut e të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta të cilat arritën vlerën më të ulët gjatë ditës së dielë në Peshkopi, -7 gradë Celsius, dhe në Korçë, – 5 gradë.  Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, moti pritet […]

KMSH takim pune me myftinjtë e rretheve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mbajti më 7 janar 2012 një takim pune më myftinjtë e të gjithë rretheve të Republikës së Shqipërisë, me rastin e fillim vitit. Takimi u zhvillua paraditen e sotme në ambientet e Medresesë së Tiranës me pjesëmarrjen e gjithë myftinjve të rretheve.  Fjalën e hapjes e mbajti kreu i Komunitetit Mysliman, […]

Intelektualet lezhjane vizitë në universitetin Bedër

Gratë intelektuale besimtare lezhjane zhvilluan një vizitë në Tiranë duke u njohur nga afër me institucionet fetare dhe arsimore të kryeqytetit. Në këtë vizitë morën pjesë 25 gra, të cilat vizituan universitetin Bedër , xhaminë  Ethem Beut dhe Medresenë e Tiranës. Gjatë vizitës në universitetin Bedër (hëna e Plotë) ata kanë zhvilluar edhe një konferencë […]

Dy xhamitë kryesore të Shkodrës, me nga dy imamë

Tashmë është realitet! Duke nisur nga e xhumaja e fundit e vitit 2011, dy xhamitë kryesore të Shkodrës do të kenë nga dy imamë. Këtë lajm e ka bërë publik Myftiu Imam Muhamed Sytari, në takimin e zhvilluar paraditën e së shtunës, më 31 dhjetor 2011, me katër imamët e dy xhamive kryesore të qytetit. […]

Shkodër, aktivitet letraro-artistik për fëmijë

Paraditën e së mërkures, më 28 dhjetor 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet letraro-artistik me fëmijët e kopshteve dhe kurseve të ndryshme fetare. Aktiviteti ka pasur në qendër të tij recitime të shumta, përrallën e shoqëruar me shfaqje në videoprojektor dhe pyetje-përgjigje të ndryshme rreth botës së fëmijës dhe kurioziteteve që ngacmojnë mendjen e […]

Seminar trajnues me imamët e Fierit, Lushnjës dhe Beratit

Vazhdon organizimi i seminareve për trajnimin e imamëve në Shqipëri. Komuniteti Mysliman në kuadër të trajtimit të predikuesve të fesë islame, organizoi sot një seminar me imamët e Fierit, Lushnjës dhe Beratit. Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja falënderoi imamët pjesëmarrës duke i uruar dhe falënderuar për punën e bërë në shërbim të fesë islame. […]

Rikonstruktohet xhamia e fshatit Ibë

Xhamia e fshatit Ibë i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte optimale për besimtarët e kësaj zone të Tiranës. Pas përfundimit të punimeve u organizua edhe një ceremoni madhështore.    Megjithëse në një kohë me shi pjesëmarrja e njerëzve ishte tepër e madhe, sidomos e të  rinjve. Në hyrje të xhamisë ishte […]

Seminar trajnues me imamët e Kukësit dhe Malësisë së Madhe

Organizohet seminari për trajnimin e imamëve në Shqipëri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadër të trajtimit të predikueseve të fesë islame, organizoi sot një seminar me imamët e rrethit të Kukësit dhe Malësisë së Madhe. Rëndësia e predikimit dhe përcjellja e mesazhit islam, metodat e predikimit dhe funksionimi i institucioneve fetare dhe roli i imamëve, […]