Lajme

Myftiu i Shkodrës viziton Kryetarin e Bashkisë

Paraditen e sotme, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një vizitë pune në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka. Pasi i ka uruar mirëseardhjen Myftiut, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka uruar që viti 2012 të jetë një vit i mbarë për Shkodrën dhe institucionet e saj, për komunitetin dhe projektet […]

Izolohen fshatrat nga dëbora

Era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike dhe rreth 80 shtëpi në Qarkun e Kukësit Prej ditësh dhjetëra fshatra në Qarkun e Kukësit janë zhytur në terr, pasi erërat e forta kanë dëmtuar dhe shkulur një numër shtyllash të linjave të energjisë. Aktualisht janë pa energji elektrike komunat Zapod, Çajë, Kalis etj., mbasi reshjet e dëborës […]

“The Guardian”: Vizitoni Shqipërinë

Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjoze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuseve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri.  Pasi njofton se nga fundi i marsit turistët britanik mund të […]

Moti i ftohtë, ulen temperaturat

I gjithë vendi është përfshirë gjatë këtyre ditëve nga reshjet e shiut e të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta të cilat arritën vlerën më të ulët gjatë ditës së dielë në Peshkopi, -7 gradë Celsius, dhe në Korçë, – 5 gradë.  Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, moti pritet […]

Gjermani, Hamburgu njeh fenë Islame zyrtarisht

Hamburgu është në prag të njohjes zyrtare të fesë islame, bazuar në një konventë ndërkombëtare, sipas të cilës pakicat fetare vendosen në pozita të barabarta juridike me grupet e tjera fetare. Hamburgu do të njohë një nga tre organizatat më të mëdha islame, si përfaqësuese e myslimanëve tek autoritetet gjermane. Për herë të parë që […]

KMSH takim pune me myftinjtë e rretheve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mbajti më 7 janar 2012 një takim pune më myftinjtë e të gjithë rretheve të Republikës së Shqipërisë, me rastin e fillim vitit. Takimi u zhvillua paraditen e sotme në ambientet e Medresesë së Tiranës me pjesëmarrjen e gjithë myftinjve të rretheve.  Fjalën e hapjes e mbajti kreu i Komunitetit Mysliman, […]

Turqia do të restaurojë universitetin e Ez’herit dhe xhaminë e Shafiut

Ambasadori i Turqisë në Kajro ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë sa më shpejt projektin e restaurimit të universitetit të Ez’herit, oborrit të tij dhe xhaminë e imam Shafiut. Ashtu siç do të ndërtojë dhe një godinë për studentët turq që studiojnë në Egjipt dhe Ez’her. Gjatë një vizite të ambasadorit turk […]

Xhamitë e qytetit të Vlorës

Vlora e qytetërimit të lashtë dhe muze në natyrë, ka patur, para 6 shkurtit 1967, shtatë xhami. Xhamia e “Tabakut” – që është prishur në vitin 1962 nga shteti i diktaturës e në vend të saj u ndërtua një pallat, që Vlora i ka thënë vetëshërbimi. Kjo xhami është emëruar e Tabakut, pasi mbrapa saj, kanë […]

2011-ta, viti ndërkombëtar i pyjeve (FOTO LAJM)

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2011 si vitin e pyjeve. Me këtë synohet sensibilizimi i njeriut për dobinë e pyjeve. Ndotja e mjedisit, shpyllëzimi dhe zjarret po i rrezikojnë pyjet ekzistuese. Gjermania e pasur me pyje Gjermania është vendi më i pasur me pyje në BE. Një e treta e sipërfaqes […]

Almazurki: Popujt e kuptuan se zgjidhja është tek islami

Presidenti tunizian dhe ish opozitari i majtë Almazruki, bëri thirrje që mos hidhen shkopinj nën rrotat e qeverive të formuara nga myslimanët. Ai kërkoi që skenari i Algjerisë të mos përsëritet me vendet e Pranverës Arabe, aq më tepër që popujt arabë e konsiderojnë islamin si zgjidhjen e vetme. Almazruki theksoi se shkaku që përfaqësuesit […]