Bota

Zhvillohet në Stamboll Konferenca e II-të Ndërkombëtare “Familja dhe dhuna”

Është mbajtur në Stamboll në datat 23-26 Nëntor 2012, Konferenca e II-të Ndërkombëtare “Familja dhe Dhuna” me pjesëmarrjen e 50 kumtuesve nga 15 shtete të ndryshme të botës. Konferenca organizohej nga Fondacioni i Gazetarëve dhe Shkrimtarëve në Turqi dhe Platforma e Gruas në Pallatin e Kongreseve të metropolit të Stambollit. Temat e trajtuara ishin rreth […]

KMSH merr pjesë në samitin e tetë të Këshillit Islam të Euro-Azisë

Më 19 – 22 nëntor 2012, në Stamboll u mbajt samiti i tetë i Këshillit Islam të Euro-Azisë, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e 33 vendeve nga Evropa e Azia. Shqipëria në këtë samit përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë  Haxhi Selim Muça. Në seancën e hapjes […]

Zgjidhet myftiu i ri i Bosnjës

Të mërkurën (15 nëntor 2012) në xhaminë e Gazi Husrev-Beg në Sarajevë, pas faljes së namazit të drekës, është zhvilluar ceremonia e dekretimit të kreut të ri të myslimanëve të Bosnjës, myftiut Husejn Kavazoviç, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ylli Gurra. Kreu i KP […]

Moskë, xhami për 50.000 besimtarë

Autoritetet moskovite mbështesin kërkesën e “Këshillit të myftive të Rusisë”, që në kryeqytet të ndërtohet një xhami, e cila mund t’i akomodojë 50.000 besimtarë. Këshilli konsideron se në Moskë jetojnë rreth dy milionë myslimanë. Ata, për momentin, kanë vetëm katër hapësirë të vogël të destinuara për adhurim. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, […]

Haxhinjtë shqiptarë pjesë e “kongresit” madhështor të Haxhit

Haxhinjtë shqiptarë janë duke kryer ritualin e Haxhit në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, në qytetin e shenjtë të Mekës, në shoqërinë e miliona besimtarëve myslimanë nga mbarë bota.  Ata janë akomoduar në hotelin “Menazil Al Ain” ne lagjen Azizije të Mekës. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe janë 24 orë nën kujdesin e mjekëve dhe […]

Përfaqësuesit e KMSH takime me liderët myslimanë në Arabinë Saudite

  Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të cilët po shoqërojnë  besimtarët shqiptarë që kanë shkuar në vendet arabe për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit, kanë zhvilluar edhe një sërë takimesh të rëndësishme me liderët myslimanë. NËNKRYETARI I KMSH-SË TAKON PRESIDENTIN E BANKËS ISLAME PËR ZHVILLIM AL-MADANI Nënkryetari i Komunitetit Mysliman,  z. Gazmend Aga, së […]

BFI uron myslimanët me rastin e Kurban Bajramit

Bashkësia Islame e Maqedonisë ka uruar të gjithë myslimanët e Maqedonisë me rastin e Kurban Bajramit, duke u uruar paqe e harmoni në këtë festë të sakrificës dhe devotshmërisë nga Krijuesit të gjithësisë.   “Jemi në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit, e cila festë është shumë e rëndësishme shikuar nga aspekti fetar, […]

Bosnje-Mekë, 5700 kilometra në këmbë për Haxh (FOTOLAJM)

Senad Haxhiç quhet myslimani nga Bosnje Hercegovinga, i cili përshkoi rreth 5700 kilometra në këmbë për gati 10 muaj nga vendlindja e tij për të mbërritur në Mekë, në qytetin e shenjtë të Islamit. Myslimani Senad Haxhiç është një profesor ekonomie në Bosnje. Ai u nis nga shteti tij në muajin dhjetor të 2011-ës në […]

Bosnje, për herë të parë një kryebashkiake e mbuluar

Për herë të parë në historinë e Bosnjës, një myslimane e mbuluar është zgjedhur si kryebashkiake. 43 vjeçarja Amra Babiç, një figurë e njohur politike dhe intelektuale, është zgjedhur në krye të bashkisë së Visokos, qytet pranë Sarajevës, pas fitores me diferencë ndaj kandidatëve të tjerë në zgjedhjet vendore të zhvilluara të dielën e kaluar […]

Merkel: Islami është pjesë e jona

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka cilësuar fenë islame si pjesë të Gjermanisë, dhe u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të saj që të tregojnë tolerancë ndaj 4 milion myslimanëve të këtij vendi. Në një takim të zhvilluar me anëtarët e partisë konservatore Unioni Kristian- Demokratik, Merkel u shpreh se “Gjermania duhet të jetë më tolerante […]